Fillimi LajmeBallkaniPresidenti Ivanov shfuqizon faljet për 22 politikanë

Presidenti Ivanov shfuqizon faljet për 22 politikanë

nga Shekulli Agency

Ivanov, ka shfuqizuar sot vendimin për falje të 22 personave për të cilët thotë se janë “persona të ekspozuar politikisht”

ivanov-544333 Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, ka shfuqizuar sot vendimin për falje të 22 personave për të cilët thotë se janë “persona të ekspozuar politikisht”, raporton (AA).

Në paraqitjen e tij publike për opinionin në vend, Ivanov tha se vendimi është në përputhje me ligjin për plotësimin e ligjit për Falje. “Solla vendim për shfuqizimin e vendimit për falje-lirim nga ndjekja pa pasur procedurë (gjyqësore) për të gjithë personat të ekspozuar politikisht, gjithsej 22”, tha Ivanov në paraqitjen e tij publike.

Ivanov në fjalimin e tij tha se dëshiron të largojë dyshimet sepse siç tha, asnjë politikan nuk është mbi ligjin. “Përkundrazi, secili do të përgjigjet për veprimet e veta” tha Ivanov i cili ripërsëriti qëndrimin se falja ishte mundësia më e mirë për dalje nga kriza politike.

Rikujtojmë se Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov më 12 prill solli vendim të përgjithshëm me të cilin ndërpriten të gjitha procedurat penale kundër pushtetit dhe opozitës, për siç tha, të ruajë interesin shtetëror dhe kombëtar, të cilën e vlerëson si mundësi për dalje nga kriza politike.

Në vendimin për faljen u përfshinë 56 politikanë.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies