Fillimi LajmeBotaKurtulmus: Lufta kundër strukturave paralele ka kaluar në fazë të re

Kurtulmus: Lufta kundër strukturave paralele ka kaluar në fazë të re

nga Shekulli Agency

“Me propozim vendimin e Këshillit për Siguri Kombëtare, lufta kundër strukturave paralele ka kaluar në fazë të re”, tha Kurtulmus.

kurtulmusZv/kryeministri i Turqisë dhe Zëdhënësi i Qeverisë Numan Kurtulmus, pas Këshillit të Ministrave deklaroi se lufta kundër strukturave paralele ka kaluar në fazë të re.

Ai tha se në mbledhje është diskutuar detajisht rreth ndodhive në qytezat Sur, Silopi, Cizre dhe Yuksekova. “Në këto pesë qyteza, numri i përgjithshëm i ndërtesave të rrënuara është 6.320. Nëse këtë e kthejmë në numër banesash, atëherë bëhet fjalë për 11 mijë njësi. Fondi i përgjithshëm i paraparë në lidhje me rrënimin e këtyre ndërtesave dhe procesin e riparimit të tyre është rreth 855 milionë lira”,tha Kurtulmus.

– “Korrniza kyçe është shndërruar në luftë kundër një organizate terroriste” –

Ai theksoi se me propozim vendimin e Këshillit për Siguri Kombëtare (MGK), lufta kundër strukturave paralele ka kaluar në fazë të re. “Struktura Paralele për herë të parë në mbledhjen e MGK-së u cilësua si organizatë terroriste me propozim vendim dhe pas kësaj, korrniza kyçe e kësaj lufte është sjellë në formën e luftës kundër një organizate terroriste. Rrjedhimisht, gjithçka që është e nevojshme në kuadër të kësaj do të realizohet si nga ana e qeverisë, ashtu edhe nga institucionet e drejtësisë dhe zbatimi i tyre do të bëhet pa asnjë pengesë”, tha Kurtulmus.

– “Nuk duhet keqpërdorur serioziteti i Turqisë” –

Kurtulmus foli edhe mbi liberalizimin e vizave. “Dëshirojmë të mos keqpërdoret në asnjë mënyrë serioziteti dhe qasja e shëndoshë e Turqisë në këtë çështje. Dëshiroj gjithashtu të shprehem se nuk i kuptojmë dhe i konsiderojmë të papërshtatshme sjelljet dhe qëndrimet e disa politikanëve në Evropë të cilët me një mendësi jostabile dëshirojnë ta ngadalësojnë procesin e Turqisë dhe ta kthejnë atë nga pikat ku ka arritur në liberalizimin e vizave”, tha zv/kryeministri turk.

– “Nuk është detyrë e parlamenteve të flasin në lidhje me ngjarjet e vitit 1915” –

Kurtulmus, gjithashtu dha një deklaratë edhe në lidhje me votimin e pohimeve armene në Gjermani. “Nuk është detyrë e parlamenteve që të flasin në lidhje me atë se çfarë ka ndodhur në ngjarjet e vitit 1915, si kanë rrjedhur ngjarjet, në çfarë intensiteti është arritur deri në ato pika dhe në përgjithësi të folurit rreth kësaj teme. Askush nuk e vlerëson se çfarë thotë cilido parlament në lidhje me këtë çështje. Nuk është detyrë e tyre të përzihen në defteret e vjetra të historisë dhe të shfaqin ca hesape të pista të ditëve të kaluara”, tha Kurtulmus.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies