Fillimi LajmeBotaTurqi, në rastin “strukturat paralele” arrestohen 33 persona

Turqi, në rastin “strukturat paralele” arrestohen 33 persona

nga Shekulli Agency

arest-turqi-4633Policia turke ka privuar nga liria të paktën 33 persona në Stamboll, Konia dhe Kirklareli të cilët dyshohen se kanë financuar organizatën terroriste të Fetullah Gulenit, strukturat paralele (FETO/PDY), ndërsa në mesin e të arrestuarve janë edhe udhëheqës të disa kompanive dhe organizatave joqeveritare.

Prokuroria lëshoi një urdhër për arrestimin dhe kryerjen e kontrollit të shtëpive dhe ndërtesave afariste të 65 personave ndaj të cilëve udhëhiqen hetime se janë anëtarë aktivë të një organizate terroriste dhe pastrimit të parave, në mënyrë që ti përdorin për organizatën Fetullahçi ose FETO.

Me urdhër të Prokurorisë policia turke kreu bastisje në 65 adresa, duke përfshirë edhe shtatë kompani dhe një shoqatë.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies