Fillimi LajmeBota“Nëse ngriheni të shkruani histori pa përmendur Stambollin ju thahet boja”

“Nëse ngriheni të shkruani histori pa përmendur Stambollin ju thahet boja”

nga Shekulli Agency

Në lidhje me zhvillimin ekonomik të Turqisë Presidenti Erdoan tha se “Prej 13 vitesh Turqia që nga koha kur AK Partia është në pushtet ka realizuar rimëkëmbjen më të madhe në historinë e Republikës

recep-tayyip-erdoganPresidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në fjalimin e mbajtur gjatë festimeve “Entuziazmi Fatih” për 563 vjetorin e çlirimit të Stambollit theksoi se “nëse dikush ngrihet të shkruaj histori pa përmendur Stambollin i thahet boja, për këtë arsye duhet të dimë shumë mirë rëndësinë e këtij qyteti. Stambolli për ne është i rëndësishëm pasi ka merituar lëvdatat dhe sihariqin e Peygamberit tonë (as). Gëzuar përvjetorin e 563-të të mbylljes së një epoke dhe hapjes së një tjetre si dhe një nga fitoreve më madhështore”.

“Askujt nuk do ti mjaftojë fuqia të na ndajë ne nga ky atdhe”-

Duke theksuar se ”pas çlirimit të Stambollit nuk ka më migrim për ne” Presidenti Erdogan shtoi: “Askujt nuk i mjafton fuqia për të na ndarë ne nga ky vend i cili shtrihet jo vetëm në Mesdhe, por edhe në Europë. Synimet e atyre që përdorin organizatat terroriste dhe sulmojnë vendin tonë, nuk janë vëllezërit tanë kurdë apo ajo zonë, por marrja hak ndaj çlirimit të Stambollit. Shikoni kukullat që i përdorin. Janë groposur në gropat që hapën.”

“Ata të cilët duke shpallur Osmanët si një ‘njeri’ të sëmurë sulmuan në katër anët për të zhdukur hirin e saj, por morën përgjigjen e merituar. Shteti jonë i ri, Republika e Turqisë e rilindur nga hiri po lë pas 93 vjetorin e saj. Shpresojmë se me rastin e 100 vjetorit të Republikës sonë do të përparojmë pa ndalur drejt synimeve 2023 duke u bërë një nga 10 ekonomitë më të mëdha në botë”, tha Erdogan.

“Kanë lidhur shpresën tek Turqia”-

Gjatë fjalimit të mbajtur në sheshin Yenikapı Presidenti Erdoğan ndër të tjera tha: ”Shikoni rrugëtimin tonë. Nga ku erdhëm dhe ku jemi. Ata të cilët nuk na shkonin për shtat tani shikojnë realitetin. Sepse aty ku kanë arritur puna dhe përpjekjet tona dikujt nuk i arrin as imagjinata. Ka nga ata që na duan dhe ata që nuk na duan në botë. Ka nga ata popuj që luten për ne dhe disa popuj e kanë shpresën tek ne. E kanë lidhur shpresën tek ju.”

“Kemi realizuar rimëkëmbjen më të madhe”-

Në lidhje me zhvillimin ekonomik të Turqisë Presidenti Erdoan tha se “Prej 13 vitesh Turqia që nga koha kur AK Partia është në pushtet ka realizuar rimëkëmbjen më të madhe në historinë e Republikës. Çfarë na thanë? Ju nuk mund të bëni tunel poshtë detit. Përse të mos e bëjmë? Paraardhësit tanë e kishin bërë projektin. Çfarë ndodhi? I realizuam.”

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies