Fillimi LajmeBotaIzraeli paralajmëron qytetarët e tij që udhëtojnë drejt Shqipërisë

Izraeli paralajmëron qytetarët e tij që udhëtojnë drejt Shqipërisë

nga Shekulli Agency

izr-87766Izraeli i ka bërë thirrje qytetarëve të tij që të bëjnë kujdes gjatë udhëtimit të tyre të mundshëm në Shqipëri gjatë ndeshjes Shqipëri-Izrael e cila do të luhet më 12 nëntor në kuadër të eliminatorëve të Botërorit “Rusi 2018”, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim, zëdhënësi i qeverisë, Ofir Gendelman, ka thënë se Komiteti i Luftës Antiterror ka paralajmëruar qytetarët për udhëtimin e tyre në Shqipëri gjatë ndeshjes.

Në deklaratë thuhet se disa persona si të dyshuar për lidhje me DEASH-in, janë arrestuar pasi kishin planifikuar një aktivitet terrorist gjatë kësaj ndeshjeje. Në deklaratë thuhet gjithashtu se rreziku ende vazhdon.

Vendi ku do të luhej ndeshja e grupit G për eliminatorët e Kupës së Botës “Rusi 2018” Shqipëri-Izrael, u ndryshua për arsye sigurie.

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF), në një deklaratë për shtyp dje deklaroi se ndeshja në fjalë nuk do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” ashtu sikurse ishte planifikuar, por në stadiumin “Elbasan Arena”.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies