Binali Yıldırım u bëri thirrje evropianëve të ndalojnë së prekupuari me procesuimet ligjore në Turqi dhe të përqendrohen në luftën kundër PKK-së dhe shpërndarësve të saj të drogës
Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım u ka bërë thirrje shteteve të Evropës të forcojnë luftën e tyre kundër PKK-së, të cilën e ka akuzuar se “helmon të rinjtë me drogë”.
Në një fjalim të tij para deputetëve të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) në Parlament, Yıldırım tha se dilerët e drogës si destinacion kryesor kanë Evropën.
“U bëjë thirrje miqve tanë evropianë të ndalojnë së prekupuari me procesuimet ligjore në Turqi dhe të përqendrohen në luftën kundër PKK-së dhe shpërndarësve të saj të drogës të cilët helmojë rininë me drogë”, tha Yıldırım sipas të cilit, destinacioni kryesor i drogës është Evropa dhe të rinjtë e saj.
Kryeministri turk tha se PKK në Turqi përfiton rreth dy miliardë dollarë në vit vetëm nga shitja e drogës.
Në raportin e narko-terrorizmit thuhet se organizata terroriste PKK është aktive në të gjitha fazat e trafikimit të drogës, duke përfshirë prodhimin, shpërndarjen dhe shitjen.
Për PKK-në thuhet se prodhon heroinë në laboratoret e saj në kampet që ka në veri të Irakut, dhe të njëjtën e shet më vonë në Evropë, përmes anëtarëve të saj që ka në Evropë.
Përveç drogës sintetike, PKK prodhon dhe kontrabandon edhe drogën kanabis dhe hashash, thuhet në raport.