Fillimi LajmeBotaMPJ e Turqisë: BE ka humbur kredibilitetin për çështjen në luftën kundër terrorizmit

MPJ e Turqisë: BE ka humbur kredibilitetin për çështjen në luftën kundër terrorizmit

nga Shekulli Agency

Në deklaratën me shkrim të publikuar nga MPJ theksohet se është e papranueshme deklarata e bërë ditën e sotme nga Mogherini për Turqinë

mpj-turqiMinistria e Jashtme e Republikës së Turqisë në lidhje me deklaratën përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Federica Mogherini, ka deklaruar se “Bashkimi Evropian e ka humbur në thelb kredibilitetin dhe reputacionin në sytë e kombit turk për çështjen e luftës kundër terrorizmit”.

Në deklaratën me shkrim të publikuar nga MPJ theksohet se është e papranueshme deklarata e bërë ditën e sotme nga Mogherini për Turqinë.

Gjithashtu në deklaratën ku tërhiqet vëmendja se që nga tentativa për grusht shteti e deri më tani BE-ja nuk ka dhënë mbështetjen e pritur dhe ka mbajtur një qëndrim paragjykues, thuhet se “Fatkeqësisht BE-ja në çështjen e luftës kundër terrorizmit insiston të mos kuptojë ndjeshmëritë e Turqisë.”

Ndër të tjera në deklaratë theksohet se BE-ja duhet të kuptojë se në këtë çështje nuk mund të shpëtojë nga përgjegjësitë që bien mbi të duke dënuar sulmet terroriste në Turqi.

“BE-ja e cila nuk mund ti bëjë thirrje të hapur PKK-së që të lërë armët, që në vendet anëtare lejon terroristët të lëvizin lirshëm, që lejon PKK-në të hapë ekspozita nëpër korridoret e Parlamentit Evropian dhe e cila nënshkruan vendime që kur bëhet fjalë për Turqinë terrorizmin e paraqesin si luftë të armatosur, e ka humbur në thelb kredibilitetin dhe reputacionin në sytë e kombit turk për çështjen e luftën kundër terrorizmit. Për këtë arsye këto deklarata të tilla nuk kanë vlerë nga pikëpamja jonë”, thuhet në deklaratë.

Mogherini në një deklaratë të bërë ditën e sotme kishte theksuar se BE-ja dhe vendet anëtare po i ndjekin me “shqetësime serioze” zhvillimet më të fundit në Turqi.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies