Fillimi LajmeBotaBrutaliteti i PYD/PKK-së në rrugët e Afrin-it

Brutaliteti i PYD/PKK-së në rrugët e Afrin-it

nga Shekulli Agency

kot-0988Zgjatimi i organizatës terroriste PKK në Siri, PYD, pasi i ka vendosur prapa një mauneje, i ka shëtitur në rrugët e Afrin-it trupat e pajetë të anëtarëve të Ushtrisë së Lirë Siriane që i kishte vrarë gjatë konflikteve në veri të Halepit.

Sipas informacioneve të marra nga burimet lokale dhe komandantët e Ushtrisë së Lirë Siriane, ditën e djeshme në fshatin Ajn Dakna mes forcave të Ushtrisë së Lirë Siriane dhe PYD të cilat ndodhen në rajonin Tel Rifat në Halep ka pasur një konlikt të armatosur i cili ka zgjatur përafërsisht 10 orë.

Sulmi i forcave të Ushtrisë së Lirë Siriane të cilët zhvilluan një operacion për të rimarrë fshatin Ajn Dakna, i cili ndodhej nën kontrollin e PYD-së që nga muaji shkurt, u zmbraps nga forcat e PYD-së.

Megjithatë, më pas, afërsisht 50 trupat e forcave të Ushtrisë së Lirë Siriane të vrarë në konflikt dhe të cilët përbëheshin tërësisht nga banorë arabë lokalë, PYD i solli në rajonin Afrin që ndodhet në afërsi të kufirit me Turqinë.

Një banor nga Afrini i cili ka dhënë informacion në telefon për gazetarin e AA-së, ka shpjeguar se militantët e PYD-së në një autokolonë në qendër të qytetit i kanë vendosur trupat e pajetë të forcave të Ushtrisë së Lirë Siriane dhe i kanë shëtitur nëpër rrugët e Afrinit.

Militantët gjithashtu për t’u mburrur, këto pamje i kanë publikuar nëpër llogaritë e mediave sociale të afërta me PYD-në.

Tel Rifat dhe Ajn Dakna shkurtin e kaluar patën kaluar nën kontrollin e PYD-së. Ndërkaq, forcat e Ushtrisë së Lirë Siriane, duke rimarrë fshatrat që i përkasin arabëve, synonte të përparonte drejt Tel Rifat-it.

Forcat e Ushtrisë së Lirë Siriane që u përplasën me PYD-në përbëheshin nga luftëtarët e Xhejshu’l Sunne, Sukur el-Xhebel dhe Brigada Fetih, si dhe disa luftëtarë nga Ahraru‘sh Sham.

Burimet lokale kanë tërhequr vëmendjen se një pjesë e madhe e anëtarëve të forcave të Ushtrisë së Lirë Siriane që kishin humbur jetën në konflikte ishin banorë lokalë të rajonit Tel Rifat dhe se në rajon nuk ndodhet popullatë kurde.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies