34
Dy predha të raketave të lëshuara nga Siria, kanë goditur një zonë të pabanuar në qytetin Kilis të Turqisë.
Sipas informacioneve të marra, predhat të lëshuara nga Siria, ku lufta civile ende është duke vazhduar, kanë goditur një arë dhe kopsht me ullinj. Pas marrjes së lajmërimit në rajon janë dërguar ekipet e zjarrfikësve, shërbimit të urgjencës 112 dhe AFAD-it.