Carter i është përgjigjur pyetjeve të njëpasnjëshme të senatorit, Lindsey Graham, në lidhje me Sirinë, gjatë një diskutimi në Komitetin e Shërbimit të Forcave të Armatosura pranë Senatit të SHBA-së
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ashton Carter, ndërkohë që i përgjigjej pyetjeve në një seancë në Senatin amerikan ka pranuar lidhjen mes organizatës terroriste, PKK dhe krahut të saj të Sirisë, YPG dhe PYD, raporton (AA).
Carter i është përgjigjur pyetjeve të njëpasnjëshme të senatorit, Lindsey Graham, në lidhje me Sirinë, gjatë një diskutimi në Komitetin e Shërbimit të Forcave të Armatosura pranë Senatit të SHBA-së.
Pyetjes së Graham-it se nëse ai e ka dëgjuar PYD-në apo YPG-në, Carter i është përgjigjur ”po”. Ndërkohë senatori ka vazhduar me pyetjet se kush janë këta. Kësaj pyetjeje Carter i është përgjigjur ”grupe kurde”.
Ndërkohë Graham ka vazhduar me insistimin me pyetjet e tij. Pyetjes së nëse këto grupe kanë ose jo një lidhje me organizatën terroriste, PKK Carter i është përgjigjur ”po”.
Graham ka vazhduar me pyetjet e tij duke i’u drejtuar Carter-it: ”A e dini ju se Turqia këtë organizatë e quan terroriste?”, ndërsa Carter i është përgjigjur: ”Po, madje edhe ne prej kohësh e quajmë të tillë.”