Fillimi LajmeBotaAfro-amerikani pretendon të jetë i biri i Bill Clinton

Afro-amerikani pretendon të jetë i biri i Bill Clinton

nga Shekulli Agency

cli-9877I riu afro-amerikan, Dannez Williams, i cili pretendon të jetë i biri i ish-presidentit amerikan Bill Clinton, ka kërkuar t’i bëhet test i ADN-së.

Më pak se një javë para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, Williams i cili pretendon të jetë thjeshtri i kandidates për presidente nga radhët e Partisë Demokratike Hillary Clinton, ka organizuar konferencë për media në Klubin Kombëtar të Shtypit në Washington.

“Unë jam i biri i Bill Clintonit. Hillary është njerka ime, ndërsa Chelsea është motra ime”, prezantoi veten Williams, duke bërë thirrje që t’i bëhet test i ADN-së për t’i vërtetuar pohimet e tij.

I riu i cili jeton në shtetin Arkansas të SHBA-ve, theksoi se këto pohime nuk janë të reja dhe se që nga viti 1990 bën thirrje për vërtetimin e tyre.

Krahas pohimit që është djali i Bill Clintonit, Williams tha se të ëmën e cila kishte qenë narkomane e kishte humbur në moshë të re. Më tej ai kërkoi që të familja Clinton ta kontaktojë.

Duke reaguar në pyetjen se “a financohet nga kandidati republikan Donald Trump”, i riu tha se ai vetë mbulon të gjitha shpenzimet, përfshirë edhe ato të avokatit, dhe se përpjekja e tij nuk ka aspak lidhje me zgjedhjet presidenciale.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies