Autobusë dykatësh të Ndërmarrjes për Transport Publik-Shkup janë angazhuar në bartjen e aktivistëve të Bashkimit Demokratik për Integrim për në konventën promovuese që sot kjo parti ka mbajtur në Shkup.
Një ditë para fillimit të fushatës zgjedhore, partia e Ahmetit ka mbajtur konventën promovuese, duke përdorur gjithashtu edhe autobusët e transportit publik, duke vendosur kështu në pikëpyetje rregullat lidhur me fushatën zgjedhore.
Ndryshe, për angazhimin e autobusëve publik, duhet të jetë nënshkruar kontratë për qiramarrje. Përveç BDI-së, edhe Ndërmarrja për Transport Publik-Shkup duhet të prononcohen dhe të bëjnë publike marrëveshjen, nëse është nënshkruar, përndryshe kjo do të paraqiste shkelje të rregullave dhe keqpërdorim të parave të popullit.
/SHENJA/