Fillimi LajmeBallkaniSHQIPËRI – Policia e Gjirokastrës sekuestron mbi 1.7 ton kanabis sativa

SHQIPËRI – Policia e Gjirokastrës sekuestron mbi 1.7 ton kanabis sativa

nga Shekulli Agency

pol-shq-76655Policia e Gjirokastrës gjatë një operacioni antidrogë të realizuar në orët e fundit ka sekuestruar 1.772 kg lëndë narkotike kanabis sativa dhe ka arrestuar 4 persona.

Në një njoftim zyrtar, Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër, ka bërë të ditur se janë arrestuar në flagrancë shtetasit B.Zika, 46 vjeç, P. Rona, 55 vjeç, F. Rona, 65 vjeç dhe Ç.Kalemi, 52 vjeç.

Në njoftim bëhet e ditur se policia ka goditur 6 raste të “prodhimit dhe shitjes së narkotikëve” në Memaliaj, ndërsa janë shpallur në kërkim 3 shtetas të tjerë.

Kujtojmë se gjatë javëve të fundit Policia e Shtetit Shqiptar ka ndërmarrë disa operacione antidrogë në të gjithë territorin e vendit, ku janë sekuestruar sasi të mëdha të lëndës narkotike kanabis sativa.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies