Policia e Dibrës ka arrestuar 3 persona të dyshuar si kultivuesit e 15104 bimëve narkotike të zbuluara në këtë zonë.
Burime nga policia thanë se të arrestuar janë shtetasit Bashkim Balla, 56 vjeç, banues në Bulqizë, Engjellush Tola, 43 vjeç, banues në Bulqizë dhe Petrit Kurti, 53 vjeç, banues në Kamëz-Tiranë.
Policia sqaron se në vendin e quajtur “Livadhet e lepurit”, Bulqizë kanë konstatuar të kultivuara dhe kanë asgjësuar në vend me anë të djegies 14 134 bimë të dyshuara narkotike “Cannabis Sattiva”.
Gjithashtu në vendin e quajtur “Zabelet e fshatit Shimçan” Dibër , janë gjetur te kultivuara dhe u asgjësuan në vend me anë të djegies 960 rrënjë bimë të dyshuara narkotike, ku 300 bimë ishin të kultivuara në tokë si dhe 660 rrënjë bimë të dyshuara “Cannabis Sattiva”, të kultivuara në kubikë.