Fillimi LajmeBotaMiliona njerëz në të gjithë Turqinë kanë mbushur rrugët dhe sheshet për të mbrojtur demokracinë

Miliona njerëz në të gjithë Turqinë kanë mbushur rrugët dhe sheshet për të mbrojtur demokracinë

nga Shekulli Agency

Qytetarë të shumtë nuk u ndanë as me zbardhjen e ditës nga rrethinat e shtëpisë së Presidentit Erdogan. Ata vazhduan të mbajnë “shërbimin e demokracisë” në të gjithë vendin.

kun-puc-222Pas tentativës së organizatës terroriste FETÖ për grusht shteti, miliona njerëz në të gjithë Turqinë kanë mbushur rrugët dhe sheshet për të tretën natë, për të mbrojtur demokracinë e vendit dhe për të shfaqur qëndrimin e tyre kundër puçeve.

Menjëherë pas fillimit të tentativës për grusht shteti në Turqi, Presidenti i vendit, Recep Tayyip Erdogan në një dalje për mediat duke i bërë thirrje popullit që të dalin në shesh ishte shprehur: “I bëj thirrje popullit tim që të dalin në sheshe dhe tu japim përgjigjen më të bukur. Nuk besoj që kjo kryengritje do të jetë e suksesshme. Gjatë historisë asnjë grusht shteti nuk ka qenë i suksesshëm.”

Ndërkohë pas kësaj thirrjeje miliona njerëz zbritën në rrugë dhe sheshe të cilët bënë të mundur të hynë në histori, duke penguar një grusht shteti në bashkëpunim me pjesën tjetër të ushtrisë dhe forcat policore.

Qytetarë të shumtë kaluan natën jashtë, disa në sheshin Taksim, ndërsa disa të tjerë përpara Drejtorisë së Policisë së Stambollit. Ndërkohë shumë të tjerë ishin tek shtëpia e Presidentit Erdogan në Üsküdar.

Qytetarë të shumtë nuk u ndanë as me zbardhjen e ditës nga rrethinat e shtëpisë së Presidentit Erdogan. Ata vazhduan të mbajnë “shërbimin e demokracisë” në të gjithë vendin.

Ashtu sikurse në dy netët e para edhe natën e sotme miliona qytetarë kanë mbushur sheshet në të gjithë vendin. Pasi edhe gjatë ditës së sotme Presidenti i vendit, Erdogan, përsëriti thirrjen e tij për të qëndruar në “shërbimin e demokracisë”.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies