Në librin “Nacionalizmi shqiptar” e kam shpjeguar krizën e mendimit dhe veprimit shqiptar të sotëm, i cili si mendim në krizë, është konfuz, emotiv, agresiv, primitiv dhe shkakton edhe kontuzion (ndrydhje) të atij pak indi që na mban si shoqëri e edhe si komb. Fatkeqësisht, për çdo ditë e shoh të verifikohet teza ime themelore që kemi krizë të rëndë të mendimit dhe zëvendësimin e nacionalizmit fisnik shqiptar të rilindasve me pseudonacionalizëm, me demagogji, me hipokrizi, me poshtërsi. Nuk jam i lumtur për saktësinë e tezave të mia. Edhe më pak jam i lumtur që kjo u vërtetua edhe në mënyrën se si u reagua ndaj ndeshjes së futbollit Shqipëri-Zvicër, me një dalldisje kolektive, tipike për dalldisjet bizantine në hipodrome, ndërsa pas humbjes së Shqipërisë, me një histerizëm agresiv, me mallkime e me kërkesa që të gjenden e të dënohen fajtorët. E kam thënë edhe në ndonjë rast tjetër, se është e pabesueshme ngjashmëria e reagimit kolektiv shqqiptar me shkarkimet e dikurshme kolektive bizantine. Në fakt, kjo ngjashmëri është edhe e frikshme, sepse bizantinët, me atë prirje tifozerish të dalldisura, e çuan veten drejt vetëshkatërrimit. Pra, alternimi i dalldisjes me dëshpërimin, është i rrezikshëm, sepse dëshpërimi kërkon fli, kërkon fajtorin, kërkon armikun, kërkon shpagimin. Kështu ndodhi edhe kësaj here, pas humbjes së merituar të Shqipërisë nga Zvicra. Një histerizëm kolektiv ka shpërthyer kundër futbollistëve shqiptarë që luajtën për Zvicrën. Mallkime, fyerje, etiketime, kërcënime nga më të ndyrat, u janë drejtuar atyre djemve, që realisht do të duhej të ishin krenaria jonë, së paku po aq sa janë edhe djemtë e tjerë të Kosovës, që luajnë në kombëtaren e Shqipërisë. Por, kjo mënyrë e reagimit, në rend të parë, tregon mungesën e vetërespektit të shqiptarëve të Kosovës. Pse? E para, sepse Kosova është shtet dhe si i tillë do të duhej të respektohej me përparësi, para çdo shteti tjetër. (Injorimi i Kosovës për Shqipërinë aktuale, qoftë dhe vetëm në futboll, nuk e zhbën dështimin historik të shqiptarëve për ta krijuar me kohë shtetin etnik shqiptar. Kjo Shqipëri aktuale, nuk është Shqipëria etnike.) E dyta, sepse Kosova ka një reprezentacion futbolli, i cili tashmë po hyn në skenën e futbollit evropian e botëror dhe i cili kërkon përkrahje e mbështetje, për t’u fuqizuar e për të pasur sukses. Në këtë kontekst, Kosova ka më së shumti nevojë për futbollistët tanë që luajnë për Zvicrën, sepse ata mund t’i bashkohen ekipit të Kosovës. Po qe se do të kishim vetërespekt, pra identifikim me shtetin tonë e edhe me djemtë tanë që luajnë sot për Zvicrën po nesër do të mund të luajnë për Kosovën, nuk do të ndodhte ajo dalldisje për ekipin e Shqipërisë dhe ato fyerje për djemtë e Kosovës, q ëluajtën ëpr Zvicrën. Pra, kjo ishte fyerje e vetvetes.
Përndryshe, njerëzit e Kosovës, në rend të parë tifozëria do të duhej të mendonte e të gjente zgjidhje logjike për këto tre pika: 1) djemtë tanë që luajnë për Zvicrën, e që në të ardhmen mund të luajnë për Kosovën, a janë kultivuar si të tillë në në Kosovë e në Shqipëri, apo mos janë rezultat i edukimit dhe investimti të Zvicrës në ta? Pra, nëse ata vijnë të luajnë për Kosovën në të ardhmen, nëse e ndjejnë atë si dëshirë, i bie që ne ia marrim Zvicrës, e cila ne nuk na ka marrë ne, po i ka ngritur ajo vetë. Shmangia e këtij fakti na bën mosmirënjohës. 2) Djemtë e Kosovës që luajnë për Shqipërinë, e që poashtu mund të luajnë në të ardhmen për Kosovën, Shqipëira i ka marrë të gatshëm, pa investuar në ta, siç ka bërë Zvicra me të tjerët. Ekipi i Shqipërisë i ka marrë pse ua ka nevojën e jo për të na nderuar neve si Kosovë. Në rast se ne do të kishim vetërespekt si shtetas të Kosovës, në këtë rast do të duhej që Shqipëria të ishte borxhli ndaj Kosovës (dhe vendeve ku ata futbollist janë kultivuar) e jo që ne të humbim kokën pas një Shqipërie imagjinare. 3) E treta e vërteta: qytetarët e Kosovës logjikisht dje do të duhej të ishin me të dyja ekipet, me Shqipërinë e me Zvicrën, për hir të djemve Kosovës, të cilët në të dyja ekipet luajtën me zemër e me profesionalizëm. Ne duhet t’i mirëprism ata të gjithë në ekipin shtetëror të Kosovës dhe të gëzohemi që mund të shohim futboll të mirë prej tyre.
Përej kësaj, kushdo që në një lojë futbolli imagjinon bërjen e Shqipërsië etnike, është një injorant me brirë. Në librin tim “Nacionalizmi shqiptar”, kam argumetnuar se projekti i bashkimit kombëar dhe i Shqipërsisë etnike në versionin e rilindave, ka pësuar disfatë ,ndërsa në kohën tonë ai projekt nuk ekziston fare. Elitat politike, intelektuale, fetare, sindikale, etj., kanë hequr dorë prej tij. Pikë. Nuk mund t’i zëvendësojnë tifozët e futbollit.
Në fakt, unë nuk kam asgjë kundër tifozëve të futbollit, kur janë në fahun e tyre, kur nuk synojnë ta bëjnë ligjin e atdhetarisë. Ata janë në të drejtën e tyre të jenë me një ekip o me nje tjeter, të gëzohen e të hidhërohen, të dalldisen e të deprimohen. Punë e tyre është. Por, ata nuk kanë të drejtën që të krijojnë sistemin e vlerave me atdhetarë e tradhtarë. Thjesht, nuk është punë e tyre. Bile, puna e parë e tyre do të duhej të ishte që investimin në tifo, gëzimin dhe dëshëprimin e vet ta menaxhojnë brenda hapësirave të sportivitetit dhe të mos krijojnë alibi as për dështimet eventuale në jetën reale me gjoja pasionin për futboll. Një ditë e lexova një slogan të një tifozi që ma ndali frymën: “Jetojmë për ty, fito për ne!” Ky slogan më mirë se gjithçka tjetër, tregon kotësinë e jetës së njeriut të sotëm, të quajtur tifoz futbolli. Jo vetëm ndër ne, po më gjithë botën.
Shekulli Agency
Në këto pak rreshta do të mundohem të shkruaj për një nga personalitetet më të shquar shqiptarë, me hak, dhe pa i mohuar asgjë; fjala është për hafizin e drejtë, dijetarin, enciklopedistin, poliglotin, gjuhëtarin, letrarin, fetarin dhe atdhetarin e flaktë, Hafiz Ali Korça.
Ai lindi në Korçë, në vitin 1873, u edukua në kryeqendrën më të famshme të edukimit gjatë kohën që jetoi, në Stamboll, dhe më pas u kthye për t’i shërbyer vatanit dhe popullit të tij, fillimisht në vendlindjen e tij, pastaj në Tiranë, pastaj në rrethe të ndryshme të Shqipërisë, derisa ndërroi jetë në qytetin e Kavajës, pas një internimi të pashpirt ndaj një prej figurave dhe personaliteteve më të njohur shqiptar, siç ishte Hafiz Ali Korça.
Periudha kur Hafiz Ali Korça jetoi, studioi dhe veproi si mësues, edukator, atdhetar, personalitet fetar, botues, zyrtar shtetëror (ish-këshilltar i Ministrisë së Arsimit si dhe drejtor i përgjithshëm i kësaj ministrie), ishte një nga periudhat më të rëndësishme për kombin dhe popullin shqiptar në aspektin politik, kulturor dhe veprimtarive kombëtare, atdhetare dhe patriotike. Ishte koha e ndarjes nga shteti osman, dhe fillimi i një epoke të re me shumë peripeci për shtetin dhe kombin shqiptar. Ai ka studiuar dhe ka luftuar gjatë gjithë jetës së tij për pavarësinë kombëtare dhe bashkimin e trojeve shqiptare. Aktivitetet dhe veprimtaria e tij fetare dhe atdhetare për kohën ishte një risi në mesin e popullit shqiptar, kryesisht për vetë bashkëfetarët e tij myslimanë, të cilët lëvizjet dhe veprimtaritë e tij fillimisht i shihnin me dyshim dhe skepticizëm në atë kohë, por si njeri vizionar që ishte, fjalët e tij, të thurura me një mjeshtëri të veçantë artistike dhe stilistike, si dhe të kuptueshme për kohën, lanë gjurmët e veta duke u vërtetuar më vonë në praktikë, dhe në shumë prej librave të tij, të cilët përmbajnë laramani shkrimesh dhe temash, lexohen dhe merren si referencë edhe sot e kësaj dite.
Fatkeqësisht, figura e Hafiz Ali Korçës, madje dhe vetë ai sa ishte gjallë, u la në hije dhe u dëmtua më së shumti gjatë regjimit të dhunshëm të diktaturës komuniste në Shqipëri, nga sistemi famëkeq, i cili kërkonte të zhdukte çdo gjë fetare dhe kombëtare të popullit tonë.
Figura e tij fetare, si një dijetar i urtë dhe i devotshëm, një njeri shumë i dashur nga të gjithë shqiptarët në atë kohë, nga atdhetarët, nxënësit e tij si dhe profesorët e ndryshëm, u zvetënua forcërisht nga diktatura e kuqe, duke bërë që të lihet në harresë brenda periudhës së “burgut” të quajtur Shqipëri, por ne këtu, me pak rreshta do të mundohemi të shpalosim disa nga veprimtaritë e tij më kryesore, kulturore, fetare, arsimore e atdhetare.
Edukimi i tij jo si një hoxhë i thjeshtë, por si një dijetar i vërtetë, i pajisur me dituri të ndryshme fetare, atdhetare, letrare dhe shkencore, e bëjnë Hafiz Ali Korçën, një njeri me dhunti të veçanta për thithjen e diturive si dhe transmetimin e tyre tek populli.
Mësimet e para fetare islame, Hafiz Ali Korça i kishte marrë që në Korçë, nga babai i tij Iljaz efendiu, ku që në moshën 12 vjeçare atje kishte mësuar të gjithë Kur’anin përmendësh dhe ishte bërë hafiz. Më pas, për njohuri fetare studimore të mirëfillta, ai shkoi në Stamboll, ku zgjeroi diapazonin e diturive të tij.
Si poliglot që ishte, në Stamboll ai mësoi gjuhën arabe dhe perse, ndërsa bazat e osmanishtes (dhe të turqishtes) i kishte marrë që në Korçë. Gjithashtu, në Stamboll mësoi edhe gjuhën frënge. Për shkak të njohurive të tij në frëngjisht, kur Princ Vidi erdhi në Durrës më 7 mars 1914, Dervish Hima dhe Hafiz Ali Korça mbajtën nga një fjalim në frëngjisht, dhe Princ Vidi iu kthye atyre në të njëjtën gjuhë.
Këtë kulturë të gjerë të cilën e përfitoi në Stamboll, pas kthimit në Shqipëri ai donte ta përçonte edhe në mesin e popullit shqiptar. Një nga lëvizjet më të mëdha në këtë drejtim të nxitura prej tij, është përpjekja dhe mbështetja e madhe që ai dha për hapjen e shkollave shqipe në të gjitha trojet shqiptare.
Veprimtaria dhe kontributet e tij fetare
Hafiz Ali Korça, që kur mori titullin hafiz në moshën 12 vjeçare, pastaj vajtja për studime akademike islame në Stamboll, bënë që ai të jetojë dhe t’i përkushtohet parimeve dhe diturisë së fesë islame. Në këtë mënyrë, gjithë jetën e tij, ai e sakrifikoi për të vërtetën hyjnore, Islamin, si edhe për vatanin dhe popullin e tij.
Për të vënë në praktikë studimet dhe dituritë e mëdha që kishte marrë, ai kontributin e tij më të madh, përveç ligjëratave të ndryshme fetare që ka mbajtur nëpër xhami të ndryshme në Shqipëri, e ka dhënë me shkrimin ose përkthimin e materialeve studimore islame të dorës së parë. Nisja e përkthimit të disa ajeteve dhe sureve të Kur’anit nga ana e tij (botuar në vitin 1926) prej arabishtes në shqip, ishte një nga arritjet më të mëdha për prezantimin në shqip të Kur’anit.
Ngjitja e tij profesionale si figurë e lartë fetare islame ishte kur ai u zgjodh si një nga anëtarët dhe Fetva Emini i Këshillit të Naltë të Sheriatit, nga viti 1918-1924.
Gjithashtu, ai ka qenë mësues për një kohë të gjatë në Medresenë e Tiranës.
Botimet e tij fetare si “Mevludi” (1900), “303 fjalë të Imam Aliut” (Korçë, 1910), “Fe Rrëfenjësi, morali” (1914),“Jusufi me Zelihanë” (Elbasan, 1923), dhe “Historia e shenjtë dhe të katër halifetë” (Tiranë, 1931) ishin ndër librat më të dashur për besimtarët myslimanë të asaj kohe. Po ashtu, nuk mund të lëmë pa përmendur hytbet (ligjëratat) e shumta të mbajtura prej tij në xhami si dhe shumë prej tyre të botuara në revistat e mirënjohura “Zani i Naltë”, “Kultura Islame” etj., të cilat u lexonin me ëndje të madhe nga të gjithë shqiptarët e asaj kohe.
Veprimtaria dhe kontributet e tij në aspektin atdhetar
Për shkak të mendimit të tij të lirë atdhetar, për shkak se ka përkrahur gjithmonë bashkimin kombëtar të të gjitha trojeve shqiptare, dhe për shkak se e ka kundërshtuar gjithmonë dhe fuqimisht bolshevizmin, komunizmin dhe ateizmin, duke i konsideruar si një “kuçedër e zezë” për popullin shqiptar, atë dhe familjen e tij, për fat të keq, e ndoqi gjithmonë fati i zi i burgosjeve dhe përndjekjeve, si nga osmanët që e njihnin si “hoxhë latinxhi”, si nga shqiptarët pas krijimit të Shtetit Shqiptar, ashtu edhe nga sistemi i errët dhe i egër komunist, i cili e burgosi dhe e internoi, duke e çuar së fundmi në Kavajë, ku kaloi i vetëm dhe larg familjes së vet vitet e fundit të jetës së tij në këtë dynja, ku ndërroi jetë në vitin 1956.
Këtë veprim, ata e ndërmorën për të “zhdukur” kontributin e tij fetar dhe kombëtar, duke mos lënë hapësirë që idetë përparimtare të kalibrit intelektual të tij për kombin dhe popullin tonë të zbatoheshin në praktikë.
Ai luftoi gjithmonë me armë, me dituri dhe me penë për bashkimin e të gjitha trojeve shqiptare në një shtet, si dhe për bashkimin e shqiptarëve kundër shovinistëve grekë dhe serbë, dhe jo për ndonjë ideal të veçantë si ai i komunistëve.
Duke iu kundërvënë bolshevizmit dhe duke parandjerë ardhjen e një “reje të zezë” për Shqipërinë dhe shqiptarët, ai e godet fort atë që para instalimit të diktaturës komuniste, me vargjet:
Bolshevizma s’pajton kurrë
Me dinin e Muhammedit
Çelët do ta kenë luftën
Gjer ditën e Kijametit.
Ndërsa për vuajtjet e veta, me pak rreshta, ai i përmend shumë bukur në një nga strofat e shkruara në manifestin e tij të rëndësishëm “Shtatë ëndrrat e Shqipërisë”. Aty, ai për veten e vet thotë:
Për Shqipërinë u përpoqa
rezikova jetën t’ime
Nuk rëfehet se sa hoqa
se shteti m’i njihte krime.
Veprimtari tjetër e rëndësishme atdhetare e Hafiz Ali Korçës është dhe pjesëmarrja e tij në Kongresin e Dibrës, më 23 Korrik 1909, ku përveç tij, merrnin pjesë edhe shumë atdhetarë të tjerë të shquar, si: Aqif Pashë Elbasani, Abdyl Bej Ypi, Dervish Hima (të cilit Hafiz Ali Korça i ka dedikuar një poezi në kohën që ndërroi jetë. Fjala e Hafiz Ali Korçës në këtë kongres ishte kryesorja, dhe për këtë kongres dhe vendimet e saj kanë folur gjerë e gjatë Abdyl Ypi në librin e tij “Kongresi i Dibrës dhe Hafiz Ali Korça” (1918) si dhe Haki Sharofi në librin “Kongresi i Dibrës”, të lënë dorëshkrim por të botuar në vitin 2009, në Tiranë, nga djali i tij, Islam Sharofi.
Për veprimtarinë e tij patriotike për çështjen kombëtare shqiptare si dhe për përkrahjen që ai jepte për përhapjen e mësimit të gjuhës shqipe në trojet shqiptare, kanë shkruar dhe gazetat e njohura të kohës në gjuhën osmane në Stamboll, si gazeta “Sabah” (30 maj 1311 (1894) dhe gazeta “Aksham” (9 korrik 1318 (1903).
Veprimtaria dhe kontributet e tij në aspektin arsimor
Për përkrahjen dhe nismat e Hafiz Ali Korçës në aspektin arsimor të popullit shqiptar, kontributet e tij janë të shumta, shumica e të cilave janë shkruar në histori.
Në vazhdim po përmendim vetë disa nga kontributet e tij në praktikë në këtë aspekt:
Ai ka qenë ndër mësuesit e parë në Mësonjëtoren e Parë Shqipe të Korçës ku ka bashkëpunuar ngushtë me Pandeli Sotirin;
ka qenë përkrahës i Kongresit të Manastirit dhe Kongresit të Elbasanit; në vitin 1916 ka qenë drejtor i arsimit për Tiranën, Durrësin dhe Shqipërinë e Mesme;
ka marrë pjesë në themelimin e Normales së Elbasanit;
ka qenë ndër themeluesit dhe nismëtarët e ndryshimit të mësimdhënies në Medresenë e Naltë të Tiranës, etj..
Veprimtaria dhe kontributet e tij në aspektin publicistik, kulturor dhe letrar
Shumë shkrime të ndryshme për çështjen e pavarësisë së Shqipërisë, Hafiz Ali Korça i ka botuar në gazeta të ndryshme në Shqipëri, Turqi dhe Iran.
Ai gjithashtu është autor dhe përkthyes i mbi 13 librave dhe shumë shkrimeve të ndryshme nëpër gazeta dhe revista në shqip dhe gjuhë të huaja, dhe të gjithë këto libra dhe shkrime janë botuar sa ishte gjallë. Ndërkohë sot, një stërnip i tij, ka arritur të gjejë mbi 300 faqe dorëshkrim nga Hafiz Ali Korça, të pabotuar ndonjëherë, të cilat shpresojmë të përgatiten dhe të botohen sa më shpejt për lexuesin e etur shqiptar për veprat e tij.
Nga krijimtaria e Hafiz Ali Korçës, padyshim nuk mund të lëmë pa përmendur shkrimet e tij në gjuhën turke dhe perse, të cilat i shkruante dhe i dërgonte për botim në gazetat kryesore të asaj kohe në Turqi dhe Iran, si p.sh.: në gazetën “Ittifak” (Bashkimi) në Stamboll, ndërsa gazeta “Aksi Sada” në Stamboll i kërkonte shkrime Hafiz Ali Korçës, siç thoshte “për të zbukuruar shtyllat e gazetës”.
Nga veprimtaria publicistike e Hafiz Ali Korçës mund të përmendim dhe përkthimet e mrekullueshme të librave “Gjylistani dhe Bostani”, “Rubaijjati” si dhe “Jusufi me Zelihanë”, me anë të të cilave bëri të flasin shqip poetët e mëdhenj Saadiu dhe Omer Khajjami.
Të flasësh për një figurë shumëdimensionale si ajo e Hafiz Ali Korçës, duhen vite për të studiuar dhe kuptuar jetën dhe veprimtarinë e tij, por megjithatë ai do të mbetet gjithmonë një nga emblemat më të njohura vizionare të kombit shqiptar. Gjithashtu, besoj se veprimtaria e tij fetare dhe kombëtare do të jenë, dhe duhet të jenë, baza për mendimin fetar dhe kombëtar të shqiptarëve në përgjithësi, dhe të myslimanëve në veçanti.
Marrë nga kopertina e librit të Hafiz Ali Korçës, Bolshevizma a çkatërrimi i njerëzimit, Tiranë 1925.
Shtatë ëndrrat e Shqipërisë, Tiranë 1944.
Hafiz Ali Korça
” Shih pra nuk mbetën fare ndërtesa
Ndër këmbë’ u muar e shenjta besa,
Xhami e kish s’lan’ i rrënuan,
E kësi punësh djajt i shënuan,
Priftërinjt e hoxhët si kec i grinë,
Inteligjentët në dhet i shtrinë. ”
Hafiz Ali Korça :
” Nuk duhet të mbushim gjuhen tone engjullore me gjemba e me ferra se nuk i qërojmë dote më vonë.”
Hafiz Ali Korça :
“…fqinjet tona nga ana e arsimit kanë arrirë shkallën më të lartë, na për fat të keq kemi mbetur si populli i Afrikës së mesme”.
Kongresi i Dibrës , mbajtur më 1909.
* Fjalët e Hafiz Ali Korçës ishin në kuadër të kërkesës së tijë për hapjen e shkollave shqipe .
Hafiz Ali Korça :
* Pasurinë mund ta vjedhin, por diturinë jo !
** Ai që ta ruan të fshehtën të do me shpirt !
HAFIZ ALI KORÇA
Veprimtaria e tij në lëmin e atdhetarisë dhe arsim-kulturës shqiptare
Hafiz Ali Korça (Ali Iljaz efendi Kadiu), lindi në Korçë më 1873. Mësimet fillore dhe të mesme i mori në Korçë, përkatësisht në shkollën iptidaije dhe atë idadije. Studimet e larta i kreu në universitetin e Stambollit. Në lëvizjen kombëtare hyri që më 1889, kur zuri të jepte mësime falas në shkollën shqipe të djemve në Korçë dhe pas një viti edhe në idadijen e Korçës. Veprimtarinë kombëtare dhe dijet i ndërthuri në një të vetme. Në maj 1894 u dërgua në Bullgari, ku u takua me atdhetarët që asokohe vepronin atje: Dhimitër Mole e Kristo Luarasi, Shahin Kolonja dhe Jusuf Turabi Kërçova. Kur po kthehej në Stamboll, policia që e ndiqte vazhdimisht, gjatë kontrollit që i bëri në Siqerxhi, i gjeti librat: “Qerbelaja” e “Skënderbeu”, si edhe disa fletore të ndaluara. Për këtë e mbyllën në burgun “Beshiktash” dhe më pas e mërguan në qytetin Sinop. Këtë ndodhi, fletorja “Sabah” e 30 majit 1894 e bënte të ditur me këto fjalë: “Po merret vesh se Hafiz Ali Korça, kur po dilte prej trenit që vinte nga Bullgaria në Stamboll, në Siqerxhi, me qenë se i gjetën përsipër shumë fletore e libra shqip, në atë ças u kap dhe u mërgua në Sinop”. Dajës së vet, Abdurrahman Pashait, me ndikim të madh në Oborrin e Sulltanit, iu desh të ndërhynte deri tek Sulltani, që Hafiz Ali Korça të mos dergjej në qelitë e Sinopit.
Cilësitë e tij të vyera e vunë në krye të çetës devollite që në vitin e parë të Shekullit XX. Patriotizmin dhe burrërinë e tij e pasqyron më së miri parrulla që mban në dorë i ndodhur ndërmjet bashkëluftëtarëve, ku me gërma të mëdha shkruhet: “SHQIPËRI A VDEKJE”.
Puna e Hafiz Ali Korçës dhe e bashkëpunëtorëve të tij, u ndërpre sërish me goditjen që iu dha shkollës shqipe dhe mësuesve të saj nga pushtetarët në bashkëpunim me organet kishtare të Korçës. Fletorja osmane “Aksham” me dt.09 (23).07.1903, me atë rast shkruante: “Sikush e din që Korça është çerdhja e latinxhinjve.[1] Atje ndodhet një grup shumë veprues, i cili prej një kohe të gjatë po merret me propoganda; mundohen për të ringjallur vetqeverimin kombëtar. Tani, për t’i derdhur ujë squfuri në rrënjët e tij, shkolla shqipe po mbyllet dhe kryetarët e kësaj lëvizje atdhetare që ishin nga treva të ndryshme të Shqipërisë, u internuan: Hafiz Aliu në Spartë të Konjës, Orhan Beu[2] në Marash, Emin Malka në Urfë, Hysejn Qani Ballanca në Tokat, Sulejman Ohri në Nikdë dhe Thimi Mihal Marko në Manastir”. Drejtori i shkollës, Nuçi Naçi dhe i vëllai, Loni, u mbyllën në burgun e Manastirit, ndërsa Agjah Korça e Hafëz Shevkiu, në burgun e Korçës[3]
Pa u ndalur para pengesave të herëpashershme, Hafiz Ali Korça, duke qëndruar gjithnjë në pararojë të atdhetarëve korçarë, u gjend para ngjarjeve të mëdha që ndezën kryengrijen dhe mundësuan shpalljen e kushtetutës së dytë osmane. Duke bërë fjalë për ato ngjarje, Hafiz Ali Korça, vëren se shtytjen kryesore atyre ua dha shqetësimi që shkaktuan vendimet e Carit Rus dhe Perandorit Austro-Hungarez, gjatë takimit të tyre në Reval të Austrisë (1903). Sipas atyre vendimeve, Sulltanati Osman, fshihej nga harta e botës dhe së toku me të, vetvetiu edhe Shqipëria, si pjesë përbërëse e tij. “Ata që mendonin të ardhmen-shënon Hafiz Ali Korça-derthnin lot gjaku e iu dridhej buza kur kujtonin copëtimin e paracaktuar”. Më tej ai vijon: “Atdhetarët e çmueshëm, duke vënë vdekjen në syt, themeluan shoqërinë e fshehtë “Ittihat ve Terekki” (“Bashkim e Përparim”) më 1908 në Manastir.
Hafiz Ali Korça, ishte ndër pjesëtarët më të zjarrtë të kësaj shoqërie. Pak ditë më pas një grup ushtarakësh të garnizonit të Manastirit me mirallaj (kolonel) Niazi Fehmi Resnjën në krye, dolën maleve të Mokrës e të Ohrit dhe shpallën kryengritjen. Si Niaziu edhe i vëllai i tij, Osmani, kishin qenë nxënës të Hafiz Aliut në idadijen e Korçës. Për të shpejtuar e fuqizuar veprimet kryengritëse, nga Manastiri në Korçë, arriti bimbash (major) Remziu me taborin e avxhive (ndjekësve), gjoja për të ndjekur Niazinë me shokë. Ndërkaq, boshnjaku Shemsi Pasha me dy-tre taborë, u bë gati që të derdhej në Ohër, Starovë, Korçë e qendra të tjera të kryengritësve, dhe t’i shkatërronte ato, pastaj të godiste e të shpartallonte kryengritësit e prirë nga Niaziu. Mirëpo, më 22.07.1908. , kur po hynte në karrocë, për t’u nisur në buzë të lumit Drahor, u vra nga ysteimen (toger) Hatifi prej Çanakalasë. Të nesërmen, kur në Korçë u njoftua shpallja e kushtetutës, fjalimin e parë e mbajti Hafiz Ali Korça. Në ngjarjet që rrodhën më pas, ai ishte përherë ndërmjet prijësve kryesorë, gjë që bëri të zgjidhej qysh në fillim edhe deputet në mexhlisin e II-të osman, e që ai me zemërgjerësinë që e dallonte, mandatin e deputetit, ia fali Shahin Kolonjës.
Hafiz Ali Korça, ishte një nga përfaqësuesit e Korçës në Kongresin e Manastirit, i cili i zhvilloi punimet ndërmjet datës 10-23 nëntor 1908. Pa e lënë pas dore mësimdhënien në idadije-meqë tanimë shkolla shqipe e djemve ishte mbyllur- nëpërmjet fletores “Korça” dhe të disa fletoreve osmanisht, që shpesh përkrahnin abecenë shqipe me gërma latine, iu përvesh një pune të dendur e të dobishme. Ai shkruante edhe në osmanisht që “Korça” botonte herë pas here; ato ishin aq të thekura sa edhe shkrimet shqip. Mjaft të goditura si nga pikëpamja artistike, ashtu edhe nga pikëpamja politike, ishin vjershat që botonte në “Korça” në mbrojtje të abecesë dhe të çështjes kombëtare në tërësi. Ndër to mjafton të përmendet shkrimi që ai, me emrin Hafiz Ali Shqiptari, e botoi në “Korça” nr.2, me datë 24.12.1908 (06.01.1909), dhe shkrimi e vjersha e botuar në po atë gazetë me nr.5. Në të parin, pasi tregon se gjëja më parësore për shqiptarin dhe shqiptarët ishte shkollimi, ngulmonte që ai të bëhej doemos në gjuhën amtare. “Njeriu vetëm me gjuhë të tij mund të vejë përpara…me gjuhë të huaja kjo s’mund të bëhet kurrë”. Me atë rast, ai përmendte edhe mënyrat se si duhej vepruar që të arrihej një gjë e tillë; vërente edhe se burimet e mirëqenies dhe të mbrojtjes si njerëz e si komb, ishin zejet e ndryshme. “Po s’mësuam mjeshtërira, po s’ditëm si bëhet baruti, si bëhet pushka, si bëhet topi m’i qëruar e m’i shpejtë që ta hedhin plumbin e gjylen më larg se prej armëve të armiqve, si bëhet anija e zjarrtë e luftës, me se do të mbrojmë mëmëdhenë?”. Dhe tërë ato mjeshtëri s’mund të përvetësoheshin pa qenë të ditur. “Po të dish-vërente ai – bën edhe armët më të mira se ato të armiqve, e kështu mbron mëmëdhenë e veten”. Padituria e masës sonë kombëtare-sipas tij-ishte shkaku kryesor që fqinjët në vitet 1878-1881 vendin tonë“e qethën në të gjitha anët: Greqia, Nartën e krahinën e saj; Serbia, Nishin, Vranjën e Pirotin me qindra mijë shqiptarë; Mali i Zi, Ulqinin, Shpuzën, Podgoricën, Nikshiqin e Kollashinin”. Pasi përmendte këto, u bënte thirrje shqiptarëve t’i përvisheshin punës për të mësuar dijet në gjuhën amtare, duke dhënë edhe këtë gjykim: “Them me zemër të djegur: Në u përpjekçin kështu, atëherë mundemi të themi se rrojmë dhe kemi për të rrojtur të përparuar e të mbrothçim”. Më në fund ai theksonte se gjëja më e keqe për njeriun ishte jetesa me nëpunësi shtetërore.[4]
HAFIZ ALI KORÇA
HOXHA I PËRNDJEKUR
Midis hoxhallarëve të përdjekur nga pushtuesit, nga fanatikët dhe komunizmi për idetë, pikëpamjet dhe veprimtarinë e tyre është dhe Hafiz Ali Korça i rritur në një mjedis patriotik, fetar e kulturor Korçar të pastër, ai u brumos me bindje dhe parime bazë, që e ngriten lart emrin e tij. Për këto ai, në vitin 1893, kur ishte në moshën 20 vjeçare, u internua në Sinop, sepse ndërsa udhëtonte me trenin Sofije-Stamboll, iu kapen librat shqip, atëherë të ndaluar. Më 1900, u internua në Anadoll, për aktivitetin në mësonjëtoren e Korçës. Pas Kongresit të Dibrës ia shkatërruan shtëpinë. Më pas, Kabineti i Telat Pashës e dënoi me vdekje, por me ndërhyrje u fal. Më 1924 u përjashtua nga Këshilli i Lartë i Sheriatit. Më 1925 botoi në Tiranë pamfletin “ Bolshevizma e çkatërrimi i njerëzimit “.
Hafiz Ali Korça zhvilloi një veprimtari ntensive në disa drejtime dhe kryesisht në fushën e kulturës, të fesë dhe të publicistikës. Ai ka shkruar një varg veprash origjinale në prozë e poezi fetare dhe laike. Ndër to shquhen : “ Mevludi “ ( 1900 ), “ 303 fjalë të Imam Aliut “ ( Botuar në Korçë më 1910 ), “ Historia e shenjtë dhe të katër halifetë “ ( Botuar në Tiranë më 1931, fq. 288 ), “ Jusufi me Zelihanë “ ( Botuar në Elbasan më 1923 ), “ Gjylistani “, përkthim nga Saadiu, ( 1918, “ Shtatë Ëndërrat e Shqipërisë “, poezi, ( Botuar në Tiranë më 1944 ), “ Tefsiri i Kur’anit “, ( mbetur dorëshkrim, me një vëllim prej 2000 faqesh, R.Z. ) punuar gjatë viteve 1920-1924, “ Rubaijjati Khajjam “ ( Hajjam, përkthim nga O. Kajami, 1930- Ribotim 1942 në Tiranë ).
Një rëndësi të veçantë kanë gjithashtu edhe tekstet shkollore si : “ Abetare shqip “ ( 1910 ), “ Fe Rrëfënjësi morali “ ( 1914 ), “ Gramatika, Syntaksa shqip-arabisht edhe fjalime “ ( 1916 ). Hafiz Ali Korça ka lënë edhe një numër të konsiderueshëm dorëshkrimesh e përkthimesh.
Hafiz Ali Korça, duke përkthyer kryeveprat si “ Gjylistani “, “ Rubairat “ si dhe “ Jusufi me Zelihane “, i bëri të flasin shqip poetët e mëdhenj si Saadiun, O. Kajamin etj.
Hafiz Ali Korça qe ndër mësuesit e parë të mësonjëtores së parë shqipe në Korçë dhe bashkëpunoi ngushtë me Pandeli Sotirin, drejtorin e mësonjëtores së parë shqipe të Korçës. Aty dha pa pagesë edukatë islame. Pas shpalljes së Pavarësisë, iu ngarkuan detyra të rëndësishme. Qe këshilltar i Ministrisë së Arsimit, Drejtor i Përgjithshëm po i asaj Ministrie, Shef i Fetva-minit pranë Këshillit të Lartë të Sheriatit në Shqipëri, pedagog në Medresenë e Lartë të Tiranës etj.
Gjatë jetës së tij Hafiz Ali Korça bashkëpunoi me një varg figurash që luajtën rol të rëndësishëm në historinë e kohës së re të Shqipërisë, siç janë : Kristo Luarasi, Jusuf Turabi Kërçova, Pandeli Sotiri, Gjergj Fishta, Luigj Gurakuqi, Mati Logoreci, Sali Nivica etj.
Jeta e tij është një shembull i përsosur i atdhetarit të devotshëm, që nuk ndan fjalën nga veprat e poetit që fton bashkëpunëtorët të punojnë për mëmëdheun, të mos e braktisin.
Takohemi në Ditën e Gjykimit
Hafiz Ali Korça
Si ay ta duam iman’ e vatanë
Për udhë rrefenjës mjaft kemi Kur’anë.
Po mbajtmë Kur’anë, mbajtmë lumtërinë,
Me të munt ta mbajme din’ e kombësinë
- Pra ne kete rast PAtrioti dhe teologu Hafiz Ali korca do tju tregoje tere muslimaneve te shqiperise se duhet ta duam atdheun tone ashtu sic e donte edhe njeriu shembull per ne Profei Muhamed as.
Prof. Eroll Velija
Ndërsa Turqia e cila ndodhet në grupin D e nisi keq këtë kompedicion duke humbur përballë Kroacisë me rezultatin 1 – 0. Goli i vetëm i kësaj përbaltjeje u shënua nga Modric.
Gjermania është në vendin e parë të grupit C pas mbarimit të ndeshjeve të para në këtë grup.
Duke fituar ndaj Ukrainës me golat e shënuar nga Mustafi dhe Schweinsteiger, Gjermania arriti të merrte 3 pikëshin e parë me rezultatin 2 – 0.
Ndërsa një tjetër ndeshje e këtij grupi, ajo mes Polonisë dhe Irlandës së Veriut ka përfunduar me rezultatin 1 – 0. Polonia arriti të kalojë në avantazh me golin e shënuar nga Milik. Me këtë fitore Polonia ndodhet në vendin e dytë të grupit C.
– Turqia e nisi keq –
Turqia e cila ndodhet në grupin D e nisi keq këtë kompedicion duke humbur përballë Kroacisë me rezultatin 1 – 0. Goli i vetëm i kësaj përbaltjeje u shënua nga Modric.
– Kalendari i ditës së hënë
Në Grupin D do të luhet ndeshja Spanjë – Republika Çeke, ndeshje kjo e cila pritet të fillojë në orën 15:00 sipas orës lokale.
Grupi E
Ndeshja Republika e Irlandës – Suedi pritet të startojë në orën 18:00 sipas orës lokale, ndërsa në orën 21:00 pritet të luhet ndeshja Belgjikë – Itali.
Facebook-u dhe Twitter-i kanë fshirë sasi të mëdha me përmbajtje të çështjes palestineze
Ayelet Shaked – Ministri izraelit i Drejtësisë
Facebook-u dhe Twitteri ditëve të fundit kanë fshirë mijëra postime, faqe dhe llogari personale si përgjigje kërkesës së ministres izraelite të drejtësisë, raporton Quds Press.
Gazeta izraelite Yedioth Ahronoth raporton fjalimin e ministrit izraelit të drejtësisë në të cilën ajo thotë: “Ne patëm sukses në arritjen e qëllimit meqë 70 % të kërkesave tona u përmbushën (për fshirjen e përmbajtjeve nga Facebook dhe Twitter).
Ajo gjithashtu shtoi: “Ne patëm sukses të fshijmë përmbajtjet nxitëse që thirrin për vrasje dhe dhunë në internet.”
Shakedi potencoi që zvogëlimi i nxitjeve në internet, zvogëlon edhe sulmet ndaj izraelit.
“Kjo tregon lidhjen e drejtpërdrejtë ndërmjet nxitjeve të internetit dhe dhunës në izrael,” potencoi ajo.
Burimi: The Middle East Monitor
Shqipëroi: L.M. /Islampress/
Turqia dhe Kroacia do të hapin sot ditën e 3-të të kampionatit Europian që po zhvillohet në Francë. Sipas analistëve, kjo ndeshje pritet të jetë e fortë, pasi të dy skuadrat janë thuajse në të njëjtin nivel. Ndeshja do të luhet në orën 15:00 në stadiumin Parc des Princes (48,712 vende) e vlefshme për grupin D.
Formacionet
Turqia: Volkan Babacan; Gökhan Gönül, Mehmet Topal, Hakan Balta, Caner Erkin; Ozan Tufan, Selçuk İnan; Volkan Şen, Hakan Çalhanoğlu, Arda Turan; Burak Yılmaz.
Kroacia: Subašić; Srna, Ćorluka, Vida, Strinić; Badelj, Modrić, Rakitić; Brozović, Perišić; Mandžukić.
Kuriozitete
–Kroacia dhe Turqia kanë debutuar në kompeticionin europian në vitin 1996 dhe për ironi të fatit, edhe atëherë, dy skuadrat janë ndeshur në ndeshjen e parë të grupeve. Kroacia fitonte me rezultatin 1-0 me golin e Goran Vlaović.
-Në europianin e vitit 2008, të dy skuadrat u përballën sërish me njëra tjetrën, në një ndeshje që përfundoi me fitoren e Turqisë pas gjuajtjeve të 11-metërshave.
-Kroacia mori “hakmarrjen” gjatë eliminatoreve për Euro 2012, ku fitoi me rezultatin 3-0, me golat e Vedran Ćorluka, Mario Mandžukić and Ivica Olić.
-Turqia ka shkuar në cerek finalet e Europianit të vitit 2000, dhe në gjysëm finalet e Euro 2008, por ka munguar në fazën e finaleve të vitit 2004 dhe 2012.
-Për Kroacinë, kjo është hera e pestë që kualifikohet për në Europian. Pas pavarësisë, Kroacia ka dështuar vetëm një herë në kualifikim. Renditja më e mirë që ka pasur në një kompeticion të madh, ka qenë në botërorin e viti 1998 në Francë, ku arriti të merrte medaljen e bronxtë.
Përdorimi i një bombe të këtij lloji në një vend ku ka civilë, përbën krim sipas konventave ndërkombëtare, veçanërisht sipas Marrëveshjes mbi Armët Konvencionale të vitit 1980.
Thuhet se sulmi me bomba fosfori nga avionët e ushtrisë ruse në Handarat, në afërsi të Halepit, është kundër konventave ndërkombëtare.
Sipas informacioneve të marra nga burime lokale thuhet se avionë të ushtrisë ruse më 8 qershor përdorën bomba fosfor, në një sulm ndaj civilëve në Handarat, në veri të Halepit. Si pasojë e këtij sulmi 2 fëmijë humbën jetën dhe 6 civilë u plagosën.
Përdorimi i një bombe të këtij lloji në një vend ku ka civilë, përbën krim sipas konventave ndërkombëtare, veçanërisht sipas Marrëveshjes mbi Armët Konvencionale të vitit 1980.
Bomba e fosforit pasi kryen plasjen zbret duke u djegur poshtë dhe pas plasjes së dytë në tokë, vazhdon ende të digjet. Si pasojë e thithjes së ajrit për rreth saj, gjallesat mbyten.
Ndërsa personat që digjen nga fosfori i bardhë nuk kanë shumë shenja tek rrobat e tyre. Djegia kryhet nga brenda trupit dhe poshtë lëkurës. Ndërkohë më vonë djegia përparon nga brenda jashtë. Nëse një djegie e tillë fillon, nuk mund të ndalet.
Të rinjtë e BURFEM më parë u mblodhën në lokalin e Qendrës në lagjen Gülbahçe dhe më pas të veshur me veshje folklorike ballkanase, dolën në rrugët e lagjeve Gülbahçe dhe Selamet për të zgjuar banorët.
Të rinjtë e Qendrës Profesionale të Folklorit (BURFEM) në qytetin turk Bursa, kanë zgjedhur një metodë pak si ndryshe për të zgjuar banorët e një lagjeje në këtë qytet për syfyr.
Të rinjtë e BURFEM më parë u mblodhën në lokalin e Qendrës në lagjen Gülbahçe dhe më pas të veshur me veshje folklorike ballkanase, dolën në rrugët e lagjeve Gülbahçe dhe Selamet për të zgjuar banorët. Grupi mbante në duar instrumente të ndryshme si daulle, dajre, klarinetë, etj. Me këngët e tyre karakteristike ballkanase grupi i BURFEM organizoi një zgjim ndryshe për syfyr.
Pjesëtarët e grupit folklorik BURFEM pas zgjimit të qytetarëve u drejtuan drejt një qendre policore në këtë lagje bashkë me byrekët dhe ushqimet e tjera të marra nga banorët dhe hëngrën syfyr bashkë me efektivët e rajonit Shehit Sherafettin Yılmaz.
Nga ana tjetër kryetari i Federatës të Shoqatave të Rumelisë në Bursa (RUDEF), Adem Serbest tha për gazetarët se ky është viti i pestë i organizimit të një evenimenti të tillë.
Duke theksuar se për shkak të sulmeve të fundit të terrorit ata kanë menduar edhe të anulojnë këtë program, Serbest në vijim ka dënuar sulmet terroriste dhe më pas ka theksuar se kjo është arsyeja që kanë preferuar të qëndrojnë bashkë me efektivët e policisë për syfyr.
Gjysma e dytë e shekullit XIX, sidomos para dhe pas Lidhjes së Prizrenit, për shqiptarët paraqet një ndër periudhat më të rëndësishme gjatë dy shekujve të fundit në pikëpamje nacionale, religjioze, gjeostrategjike e të tjera. Për historinë e Lidhjes së Prizrenit, historianë, por edhe shkencëtarë të fushave të tjera në Shqipëri, Kosovë dhe jashtë, kanë bërë një varg studimesh, por duke trajtuar vetëm segmente të saj. Kjo gjendje mbizotëron që nga rënia e Perandorisë Osmane e deri në fillim të shekullit XXI. (është interesant të shtohet edhe mendimi i autorit sërb Dimitrije Gjorgjeviç i cili thekson se pengesë në vetëdijësimin e vonuar nacional të shqiptarëve paraqet mosintegrimi ekonomik dhe politik ndërmjet jugut dhe veriut të tij. Kjo tendenc është pankristiane ortodokso-katolike e vijës së Teodosit, kufiri i Gegërisë dhe e Toskërisë, mbi luminë Shkumbini).
Sipas dosjes “Promemoria” e gjeneralit Milosavleviç, si skenar për shkatërrimin e qenies shqiptare, Qeveria Sërbe, me 16 qershorë 1920, miratoi këtë dokument ku thuhet ; “Shqiptarët jetojnë në territore kompakte, e cila shumë pak është e banuar me popullatë sërbe. Si fise nuk janë të lidhur fortë mes veti, përkundrazi mbisundon jo vetëm gjakmarrja, por edhe urrejtja e madhe ndërmjet katolikëve dhe muslimanëve.
Menjëherë pas Kongresit të Berlinit, u paraqit ideja për krijimin e Shqipërisë së Madhe nga muslimanët, e cila do ta përfshinte tërë territorin ndërmjet Malit të Zi, Sërbisë, Kaçanikut dhe mbretërisë greke (pa vilajetin e Selanikut). Kjo ide e mbështetur fuqimishtë nga ana e Turqisë, së shpejti i bashkoj të gjitha fiset shqiptare, të cilët në fillim kishin klubin e tyre në Prizren”.
Në 13 qershor të vitit 1878 filloi Kongresi anti islam i Berlinit, që duhej t’i caktonte kufijtë e rinj në Ballkan. Perandoria është detyruar të lëshojë territore në Ballkan në dobi të Sërbo-Malazezve, ku jetonte edhe popullatë shqiptare. Ekonomia ishte nën kontrollin e vendeve Perëndimore, kurse gjendja e brendshme dhe e jashtme e Turqisë ishte shumë e vështirë.
Formimimi i Lidhjesë e cila kulmoi më 10 qershor 1878, në Prizren nga disa prijës autoritativë fetarë e politikë muslimanë të trojeve shqiptare, kurse u përkrah edhe nga krerët e popullatës muslimane shqiptare si dhe nga Boshnjakët e Bosnjës dhe të Sanxhakut me karakter islam e mbështetur në Sheriat për një frontë të përbashkët mbinacional dhe mbikombëtar. Boshnjakët që kanë preardhjen nga ilirët, keltët dhe nga pjesëtar serbë, kurrë nuk e pranuan kristianizmin, por gjithnjë ishin të besimit në një Zot, dhe e dallonin veten duke u thirr në besimin Bogomile. Me çliriminë e Bosnjës nga Fatih Sulltan Mehmedi, të gjithë boshnjakët u futën në islamin me besimin në një Zot.
Kuvendi i Lidhjes së Prizrenit është mbajtur në Xhaminë “Gazi Mehmed Pasha” e njohur në popull si Bajraklia, pra në Prizren dhe jo në ndërtesën e vogël në kompleksin e Medresesë së Prizrenit, e njohur si Ders’hane, për të cilën propaganda tendencioze iluministe është munduar t’i bindë shqiptarët!
Lidhja e Prizrenit, erdhi si rezultat dhe pasojë i shumë faktorëve të jashtëm dhe të brendshëm, dhe synimeve gllabëruese, pushtuese dhe asimiluese e shteteve fqinje kristiane: Greqisë, Sërbisë e Malit të Zi, të bëra publike sidomos në Traktatin e Shën Stefanit, në 3 mars 1878, ku i shkëpuste toka të banuara kryesisht me shqiptarë, andaj, një gjë e këtillë shihej me tmerr, si nga shqiptarët muslimanë ashtu edhe nga Sulltan Abdylhamiti II, i cili jo në pak raste e kishte vënë në pah dashurinë e tij për kombin shqiptar. Ai, madje, kishte bërë zakon të përsëriste se, “Perandoria e tij mbahej me shqiptarët dhe arabët”. Abdulhamiti II dhe Qeveria qendrore në Stamboll jo vetëm që u tregua dashamirëse ndaj idesë së Lidhjes së Prizrenit, por morri pjesë aktive në themelimin e saj. Ishte në interes të saj të nxiste një lëvizje të drejtuar kundër kërkesave sllave, po ashtu, Komandantëve ushtarakë në terren u dha urdhër që të mos ta pengojnë Lidhjen.
Shqiptarët shihnin te Perandoria Osmane edhe garancinë e mbijetesës së tyre fizike përballë synimeve shfarosëse të popujve fqinjë kristianë. (“Vetë lidhja Shqiptare e Prizrenit ishte krijuar për ta kundërshtuar politikën anti islame sërbo-malazeze dhe greko-bullgare, e jo atë turke”). “Projekti Naçërtania” formë e organizuar shtetërore, gjenocidi sërbomadh ndaj shqiptarëve i ministrit për Punët të Brenshme të Sërbisë, Ilija Grashanin, më 1844, për të vazhduar pastaj më 1908 me projektin e Vladan Gjorgjeviçit, ku Sërbia kërkon lejen e Evropës për zhdukjen totale të shqiptarëve nga faqja e dheut dhe mosekzistimin e një shteti shqiptarë në Ballkan. Poashtu ishin edhe projektet Ruse për copëtimin e Perandorisë Osmane dhe synimi i tyre të sundojnë sipas shembullit të Perandorisë Ortodokse Bizantine, e mohonin ekzistimin e shqiptarëve dhe synonin aneksimin e tërësishëm të tokave të tyre. Cari Rus dhe pan-ortodiksizmi ishte mjaft aktiv, shpresonte të dominojë në Ballkan, duke i sakrifikuar vëllezërit të vegjël sllavë. Ata shpejtë përgatitën konferencën me emrin Kongresi anti islam i Berlinit më 13 qershor 1878, kongresi mori parasysh interesat e të gjithë popujve të Ballkanit me një përjashtim të vetëm të shqiptarëve muslimanë.
Pikërisht pse sllavët shiheshin si armik më i rrezikshëm, Lidhja e Prizrenit kishte vendosur të mos i shpallë luftë Turqisë, por me ndihmën e saj të mbrohet nga kërcënimet e Sërbisë dhe të fqinjëve të saj të cilët me të madhe i kolonizoninë tokatë shqiptare me kolonë të kristianë sërb, malazezë, grek dhe atë bullgar, duke i masakruar shqiptarët musliman dhe atë boshnjak.
Të shohimë një raport sekret i vitit 1891, në lidhje me lëvizjen kombëtare nga Sejit Mehmet Emini. Raporti ruhet në Arkivin Osman të Kryeministrisë së Stambollit (BOA) nën kodin Y.PRKML 12/15, 1308 Sh 26/6 prill 1891, ku thotë : Gazi Muhtar Pasha, qe dërguar nga Porta e Lartë për të verifikuar situatën e Shqipërisë dhe pasi kreu me sukses këtë detyrë, arriti në përfundimin që Shqipëria edhe shqiptarët kanë nevojë për ndihmë, prandaj edhe u dha fjalën disa shqiptarëve se do t’i mbështeste në synimet e tyre, në qoftë se, “ata do të krijonin një organizatë të fshehtë për pavarësinë e Shqipërisë”. Këtë shoqëri e formuanë Vaso Pasha, mytesarifi aktual i Libanit, Turhan Pasha, ambasadori shqiptar në Madrid, Sami Frashëri, sekretari i dytë i komisionit për inspektimin ushtarak, vëllai i tij Naimi, kryetar i komisionit që varej nga Ministria e Tregëtisë, Ibrahim Temo, doktori i shkollës së Mjekësisë, Omer efendiu nga Narta, babai i Besim beut nga e njëjta shkollë, Abdyl beu dhe të tjerë. Qëllimi i tyre ishte të bashkonin tre vilajete, atë të Manastirit, Shkodrës dhe Janinës dhe qendrën e këtyre tre vilajeteve të caktonin Elbasanin, si mesi i Shqipërisë. Pasi u dakorduanë të veproninë në ilegalë, Abdyl Frashëri, papritmas me një delegacion shqiptar, gjatë verës së vitit 1879, vizitoi Romën, Vjenën, Parisin, Berlinin dhe Londrën ku delegacioni, në emër të popullit shqiptar, u dorëzoi Fuqive të Mëdha dhe Turqisë një memorandum ku kërkohej, “E drejta e vetëvendosjes së popullit shqiptar”. Ky aktivitet i pamatur i delegacionit shqiptar nëpër Evropë e shqetësoi pa masë diplomacinë turke e cila priste momentin e duhur për ta mbështetur pavarësinë e kërkuar nga ana e shqiptarëve, sepse çështja ishte në duart e tyre. Delegacioni shqiptar nga kjo vizitë nëpër Evropë do të bindet edhe më fuqimisht për synimet e tyre ekspansioniste që kishin këta për ballkanin, e posaçërisht për pozitën tejet gjeo-strategjike të Shqipërisë që fshihnin aspiratat e veta të interesit shtetet e Fuqive të Mëdha, që nëpërmes Shqipërisë, si vend strategjik në mes Ballkanit, të dominonin mbi detin Egje, në drejtim të Lindjes. Britania e Madhe, qe përgjegjëse kryesore për përçarjen dhe luftënxitsjes vëllavrasëse mes shqiptarve duke sakrifikuar shqiptarët dhe Shqipërin në favor të sërbisë dhe grekëve, që lë më vonë të kuptoi lëshimin që i bëri Rusisë në Ballkan, me forcimin e saj kah jugu nëpërmes Bullgarisë, për dominimin e saj në vijën strategjike Selanik-Manastir, paraqiste rrezik për ardhmërinë e Anglisë si fuqi detare e cila së shpejti u bind se e humbi dominimin në Ballkan. Lëvizja e Abdyl beut dhe bashkëpunëtorëve të tij duke dalë haptazi për pavarësi, qe një lëvizje e gabuar dhe provokuese për pushtetin perandorak, përpara Fuqive të Mëdha, që i bëri të pendohej më vonë. Ky gest fatal dhe skandalozë i Abdyl beut, ishte pikërishtë atë që priste Evropa kur i përçau shqiptarët, dhe bëri që lëvizja për pavarësi të Shqiptarisë në fund edhe të dështojë. Atëherë, Sulltani përgadisi planin për ta shpërdar Lidhjen dhe të “formohet Lidhja e Re, vetëm me pjesëmarrës të besimit islam, në krye të saj të vij, Sheh Mustafë Tetova”.
Abdyl beu, i cili kishte shkuar në Peshkopi dhe Dibër për t’i dhënë impuls luftës vëllavrasëse në emër të autonomisë dhe për të mbledhë vullnetarë në Dibër me të cilët do t’i binte prapa shpine ushtrisë së Dervish Pashës në Ferizaj, nuk pati sukses, pasi dibranët nuk patën disponim për të. Ashtu i dëshpëruar u nis për në Elbasan, drejt jugut të Shqipërisë në Janinë.
Abdyl beu, u kap në rrethin e Durrësit, edhe pse ai kishte hequr mjekrën për të ndryshuar pamjen, i cili bëhej gati me anije të nisej për në Angli, autoriteve u ra në sy, u zu dhe u nis për Prizren. Abdyl beu, shkaku se nuk ndejti besnik në fshehtësin e lëvizjes për të fituar bashkimin e shumëpritur shqiptar, u burgos, ndërsa bashkëpunëtorët e tij u syrgjynosën. Falë vëllait të tij Samiut, ai lirohet nga syrgjynosja dhe emërohet anëtar i këshillit të Bashkësisë së Stambollit. Lëvizja e tij haptazi, solli që Porta e Lartë të shtyp me forcë Lidhjen e Prizrenit.
Abdyl Frashëri, “nuk e dëgjoi Baba Sulltanin, por shpejtoi të dëgjojë Nënën mjerkë Anglinë, duke u bërë shkaktar në fundosjen e gjithë Lëvizjes Shqiptare”! ..Mendjelehtësia e Abdyl beut, solli si pasojë që brenda Lidhjes të formohenë dy kampe kryesore brenda-shqiptare : Kampi i parë anti islam i cili mendon se Perandoria Osmane paraqet rrezikun dhe armikun kryesor të projektuar nga Abdyl Frashëri, dhe për pasojë kemi bashkimin e shqiptarëve me sllavët, grekët, francezët, austro-hungarezët, rusët, papatin etj. Promotori kryesor që përkrah sot këtë ide, është historiani nga Shqipëria, Kristo Frashëri.
Kampi tjetër mbeti lojal osmanëve muslimanë. Shqiptarët pas katër vite lufte dhe sakrifica nuk arritën t’i realizojnë kërkesat e veta legjitime ; shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë. Fuqitë e Mëdha, në vend që të gjykonin drejtë dhe pa paragjykime, duke pasur për bazë faktet historike për shqiptarët si popull më i vjetër në këto troje për të vendosur në favor të interesit shqiptar dhe kërkesave legjitime të luftës për pavarësi dhe njohjen e Shqipërisë, ata kaluan haptazi në anën e Greko-Sërbëve duke arsyetuar aspiratat e shteteve sllave, në dëm të territorit shqiptar, duke i dhënë përkrahje materiale dhe ushtarake që sa më parë të shuanin veprimin e Qeverisë së Përkohshme të Lidhjes së Prizrenit. Në ditët e Kongresit të Berlinit, të gjithë të kristianët ortodoksë shqiptar refuzuan të nënshkruajnë peticione kundër Shën Stefanit. Fakt është se, kundër vendimeve të Traktatit të Shën Stefanit, nuk kanë marrë pjesë patriotët vllahë dhe ortodoksët e Jugut të Shqipërisë. Madje, grekët i konsideronin të kristianë më të afërt për ta, dhe si elemente që anojnë kah ata në rast të vendosjes së politikës së re në Shqipëri.
Këtë pretendim të Kofosit, në mënyrë perfide e promovon edhe sot historiani Paskal Milo, i cili e përqafon tezën e hedhur kohë më parë nga Kiço Blushi, sipas së cilit çështja shqiptare duhej zgjidhej nga aleanca e shqiptarëve me grekët, sërbët e malazezët kundër turqve (muslimanëve).
Vendi organizator i Kampionatit të 15-të Evropian të Futbollit (EURO 2016) Franca e cila ndodhet në Grupin A në ndeshjen e hapjes fiton kundër Rumanisë me rezultatin 2-1.
Ndërsa kartoni i parë i verdhë është dhënë në minutën e 32-të për kapitenin e ekipit rumun, Chiriches, i cili u ndëshkua nga arbitri Kassai pas një ndërhyrjeje ndaj Pogba-s.
Pjesa e parë përfundoi barazim pa u shënuar asnjë gol.
Ekipi i Francës në minutën e 57-të ka kaluar në avantazh me rezultatin 1-0 me golin e parë të kampionatit i cili u shënua nga Giroud.
Ndërsa në minutën e 65-të ekipi rumun me anë të një penalltie që arbitri Kassai vendosi të japë pas një ndërhyrjeje që Evra kreu ndaj Stanciu ka shënuar golin e barazimit, gol i shënuar nga Stancu.
Në minutën e 89-të Payet me një gol elegant të shënuar në trekëndësh e dërgon ekipin francez në përsëri në avantazh me rezultatin 2-1.
Ekipi francez i cili ka përfunduar këtë ndeshje me rezultatin 2-1 ka nisur Kampionatin Evorpian me fitore.
Instituti Turk i Statistikave (TUIK) i shpalli të dhënat e para të Produktit Bruto të Brendshëm (PBB) për tremujorin e parë të vitit, konkretisht për periudhën janar-mars
Ekonomia e Turqisë është rritur me 4,8 për qind në tremujorin e parë të vitit, raporton (AA).
Instituti Turk i Statistikave (TUIK) i shpalli të dhënat e para të Produktit Bruto të Brendshëm (PBB) për tremujorin e parë të vitit, konkretisht për periudhën janar-mars.
Sipas këtyre të dhënave, PBB, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, është rritur me 4,8 për qind në çmimet konstante duke arritur në 31 miliardë e 679 milionë lira, ndërkohë që në çmimet korrente ka shënuar rritje për 12,5 përqind duke arritur në 499 miliardë e 315 milionë lira.
Vlera e përgjithshme e shtuar e aktiviteteve që përbëjnë sektorin e bujqësisë, në tremujorin e partë të vitit, krahasuar me tremujorin e vitit të kaluar, ka shënuar rritje për 2,7 për qind për të arritur në 1 miliard e 447 milionë lira në çmimet konstante, kurse në çmimet korrente është rritur për 8,6 për qind për t’u bërë 18 miliardë e 937 milionë lira.
Ndërkaq, vlera e përgjithshme e shtuar në sektorin e industrisë në tremujorin e parë është rritur për 5,9 për qind në çmimet konstante krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, për të arritur në 10 miliardë e 785 milionë lira, ndërkohë që në çmimet korrente ka shënuar rritje për 12,3 për qind dhe ka arritur në 120 miliardë e 354 milionë lira.
Sa i përket sektorit të shërbimeve, vlera e përgjithshme e shtuar ka shkuar në 19 miliardë e 884 milionë lira me rritje prej 5,1 për qind në çmimet konstante në periudhën ne fjalë, ndërsa në çmimet korrente është rritur për 12,5 për qind duke shkuar në 301 miliardë e 633 milionë lira.
Pritjet e ekonomistëve të cilët morën pjesë në “Anketën për Predikim të Rritjes” nga AA Finans, ishin mesatarisht 4,4 për qind.
Në tremujorin e parë të vitit të kaluar Turqia kishte shënuar rritje për 2,5 për qind, ndërsa në tërë vitin 4 për qind.