Të rinjtë e BURFEM më parë u mblodhën në lokalin e Qendrës në lagjen Gülbahçe dhe më pas të veshur me veshje folklorike ballkanase, dolën në rrugët e lagjeve Gülbahçe dhe Selamet për të zgjuar banorët.
Të rinjtë e Qendrës Profesionale të Folklorit (BURFEM) në qytetin turk Bursa, kanë zgjedhur një metodë pak si ndryshe për të zgjuar banorët e një lagjeje në këtë qytet për syfyr.
Të rinjtë e BURFEM më parë u mblodhën në lokalin e Qendrës në lagjen Gülbahçe dhe më pas të veshur me veshje folklorike ballkanase, dolën në rrugët e lagjeve Gülbahçe dhe Selamet për të zgjuar banorët. Grupi mbante në duar instrumente të ndryshme si daulle, dajre, klarinetë, etj. Me këngët e tyre karakteristike ballkanase grupi i BURFEM organizoi një zgjim ndryshe për syfyr.
Pjesëtarët e grupit folklorik BURFEM pas zgjimit të qytetarëve u drejtuan drejt një qendre policore në këtë lagje bashkë me byrekët dhe ushqimet e tjera të marra nga banorët dhe hëngrën syfyr bashkë me efektivët e rajonit Shehit Sherafettin Yılmaz.
Nga ana tjetër kryetari i Federatës të Shoqatave të Rumelisë në Bursa (RUDEF), Adem Serbest tha për gazetarët se ky është viti i pestë i organizimit të një evenimenti të tillë.
Duke theksuar se për shkak të sulmeve të fundit të terrorit ata kanë menduar edhe të anulojnë këtë program, Serbest në vijim ka dënuar sulmet terroriste dhe më pas ka theksuar se kjo është arsyeja që kanë preferuar të qëndrojnë bashkë me efektivët e policisë për syfyr.