Turqia dhe Kroacia do të hapin sot ditën e 3-të të kampionatit Europian që po zhvillohet në Francë. Sipas analistëve, kjo ndeshje pritet të jetë e fortë, pasi të dy skuadrat janë thuajse në të njëjtin nivel. Ndeshja do të luhet në orën 15:00 në stadiumin Parc des Princes (48,712 vende) e vlefshme për grupin D.
Formacionet
Turqia: Volkan Babacan; Gökhan Gönül, Mehmet Topal, Hakan Balta, Caner Erkin; Ozan Tufan, Selçuk İnan; Volkan Şen, Hakan Çalhanoğlu, Arda Turan; Burak Yılmaz.
Kroacia: Subašić; Srna, Ćorluka, Vida, Strinić; Badelj, Modrić, Rakitić; Brozović, Perišić; Mandžukić.
Kuriozitete
–Kroacia dhe Turqia kanë debutuar në kompeticionin europian në vitin 1996 dhe për ironi të fatit, edhe atëherë, dy skuadrat janë ndeshur në ndeshjen e parë të grupeve. Kroacia fitonte me rezultatin 1-0 me golin e Goran Vlaović.
-Në europianin e vitit 2008, të dy skuadrat u përballën sërish me njëra tjetrën, në një ndeshje që përfundoi me fitoren e Turqisë pas gjuajtjeve të 11-metërshave.
-Kroacia mori “hakmarrjen” gjatë eliminatoreve për Euro 2012, ku fitoi me rezultatin 3-0, me golat e Vedran Ćorluka, Mario Mandžukić and Ivica Olić.
-Turqia ka shkuar në cerek finalet e Europianit të vitit 2000, dhe në gjysëm finalet e Euro 2008, por ka munguar në fazën e finaleve të vitit 2004 dhe 2012.
-Për Kroacinë, kjo është hera e pestë që kualifikohet për në Europian. Pas pavarësisë, Kroacia ka dështuar vetëm një herë në kualifikim. Renditja më e mirë që ka pasur në një kompeticion të madh, ka qenë në botërorin e viti 1998 në Francë, ku arriti të merrte medaljen e bronxtë.