Fillimi LajmeFokusTurqia, Arabia Saudite, Pakistani dhe Irani zhvillojnë takim katërpalësh në Teheran

Turqia, Arabia Saudite, Pakistani dhe Irani zhvillojnë takim katërpalësh në Teheran

nga Shekulli Agency

Një takim katërpalësh mes delegacioneve të Turqisë, Arabisë Saudite, Pakistanit dhe Iranit filloi në kryeqytetin iranian, Teheran, ku bisedimet pritet të përqendrohen te siguria rajonale, aktivitetet e Izraelit në rajon dhe zhvillimet në Palestinë e Liban.

Takimi i organizuar nga sekretari i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit, Mohsen Rezaei, mblodhi delegacionet e Turqisë, Arabisë Saudite dhe Pakistanit.

Në takim marrin pjesë presidenti iranian Masoud Pezeshkian dhe ministri i Jashtëm Abbas Araghchi ndërsa Turqia përfaqësohet nga drejtori i Organizatës Kombëtare të Inteligjencës (MIT), Ibrahim Kalin, Arabia Saudite nga ministri i Mbrojtjes, princi Khalid bin Salman dhe Pakistani nga shefi i Shtabit të Ushtrisë, Asim Munir.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies