Fillimi SportKampionati Evropian i Futbollit fillon me fitoren e Francës ndaj Rumanisë

Kampionati Evropian i Futbollit fillon me fitoren e Francës ndaj Rumanisë

nga Shekulli Agency

fra-rumVendi organizator i Kampionatit të 15-të Evropian të Futbollit (EURO 2016) Franca e cila ndodhet në Grupin A në ndeshjen e hapjes fiton kundër Rumanisë me rezultatin 2-1.

Ndërsa kartoni i parë i verdhë është dhënë në minutën e 32-të për kapitenin e ekipit rumun, Chiriches, i cili u ndëshkua nga arbitri Kassai pas një ndërhyrjeje ndaj Pogba-s.

Pjesa e parë përfundoi barazim pa u shënuar asnjë gol.

Ekipi i Francës në minutën e 57-të ka kaluar në avantazh me rezultatin 1-0 me golin e parë të kampionatit i cili u shënua nga Giroud.

Ndërsa në minutën e 65-të ekipi rumun me anë të një penalltie që arbitri Kassai vendosi të japë pas një ndërhyrjeje që Evra kreu ndaj Stanciu ka shënuar golin e barazimit, gol i shënuar nga Stancu.

Në minutën e 89-të Payet me një gol elegant të shënuar në trekëndësh e dërgon ekipin francez në përsëri në avantazh me rezultatin 2-1.

Ekipi francez i cili ka përfunduar këtë ndeshje me rezultatin 2-1 ka nisur Kampionatin Evorpian me fitore.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies