Fillimi HistoriE VËRTETA E LIDHJESË SË PRIZRENIT – 1878

E VËRTETA E LIDHJESË SË PRIZRENIT – 1878

nga Shekulli Agency

savashNga Prof. Savash VELIU

Gjysma e dytë e shekullit XIX, sidomos para dhe pas Lidhjes së Prizrenit, për shqiptarët paraqet një ndër periudhat më të rëndësishme gjatë dy shekujve të fundit në pikëpamje nacionale, religjioze, gjeostrategjike e të tjera. Për historinë e Lidhjes së Prizrenit, historianë, por edhe shkencëtarë të fushave të tjera në Shqipëri, Kosovë dhe jashtë, kanë bërë një varg studimesh, por duke trajtuar vetëm segmente të saj. Kjo gjendje mbizotëron që nga rënia e Perandorisë Osmane e deri në fillim të shekullit XXI. (është interesant të shtohet edhe mendimi i autorit sërb Dimitrije Gjorgjeviç i cili thekson se pengesë në vetëdijësimin e vonuar nacional të shqiptarëve paraqet mosintegrimi ekonomik dhe politik ndërmjet jugut dhe veriut të tij. Kjo tendenc është pankristiane ortodokso-katolike e vijës së Teodosit, kufiri i Gegërisë dhe e Toskërisë, mbi luminë Shkumbini).
Sipas dosjes “Promemoria” e gjeneralit Milosavleviç, si skenar për shkatërrimin e qenies shqiptare, Qeveria Sërbe, me 16 qershorë 1920, miratoi këtë dokument ku thuhet ; “Shqiptarët jetojnë në territore kompakte, e cila shumë pak është e banuar me popullatë sërbe. Si fise nuk janë të lidhur fortë mes veti, përkundrazi mbisundon jo vetëm gjakmarrja, por edhe urrejtja e madhe ndërmjet katolikëve dhe muslimanëve.
Menjëherë pas Kongresit të Berlinit, u paraqit ideja për krijimin e Shqipërisë së Madhe nga muslimanët, e cila do ta përfshinte tërë territorin ndërmjet Malit të Zi, Sërbisë, Kaçanikut dhe mbretërisë greke (pa vilajetin e Selanikut). Kjo ide e mbështetur fuqimishtë nga ana e Turqisë, së shpejti i bashkoj të gjitha fiset shqiptare, të cilët në fillim kishin klubin e tyre në Prizren”.
Në 13 qershor të vitit 1878 filloi Kongresi anti islam i Berlinit, që duhej t’i caktonte kufijtë e rinj në Ballkan. Perandoria është detyruar të lëshojë territore në Ballkan në dobi të Sërbo-Malazezve, ku jetonte edhe popullatë shqiptare. Ekonomia ishte nën kontrollin e vendeve Perëndimore, kurse gjendja e brendshme dhe e jashtme e Turqisë ishte shumë e vështirë.

Formimimi i Lidhjesë e cila kulmoi më 10 qershor 1878, në Prizren nga disa prijës autoritativë fetarë e politikë muslimanë të trojeve shqiptare, kurse u përkrah edhe nga krerët e popullatës muslimane shqiptare si dhe nga Boshnjakët e Bosnjës dhe të Sanxhakut me karakter islam e mbështetur në Sheriat për një frontë të përbashkët mbinacional dhe mbikombëtar. Boshnjakët që kanë preardhjen nga ilirët, keltët dhe nga pjesëtar serbë, kurrë nuk e pranuan kristianizmin, por gjithnjë ishin të besimit në një Zot, dhe e dallonin veten duke u thirr në besimin Bogomile. Me çliriminë e Bosnjës nga Fatih Sulltan Mehmedi, të gjithë boshnjakët u futën në islamin me besimin në një Zot.
Kuvendi i Lidhjes së Prizrenit është mbajtur në Xhaminë “Gazi Mehmed Pasha” e njohur në popull si Bajraklia, pra në Prizren dhe jo në ndërtesën e vogël në kompleksin e Medresesë së Prizrenit, e njohur si Ders’hane, për të cilën propaganda tendencioze iluministe është munduar t’i bindë shqiptarët!

Lidhja e Prizrenit, erdhi si rezultat dhe pasojë i shumë faktorëve të jashtëm dhe të brendshëm, dhe synimeve gllabëruese, pushtuese dhe asimiluese e shteteve fqinje kristiane: Greqisë, Sërbisë e Malit të Zi, të bëra publike sidomos në Traktatin e Shën Stefanit, në 3 mars 1878, ku i shkëpuste toka të banuara kryesisht me shqiptarë, andaj, një gjë e këtillë shihej me tmerr, si nga shqiptarët muslimanë ashtu edhe nga Sulltan Abdylhamiti II, i cili jo në pak raste e kishte vënë në pah dashurinë e tij për kombin shqiptar. Ai, madje, kishte bërë zakon të përsëriste se, “Perandoria e tij mbahej me shqiptarët dhe arabët”. Abdulhamiti II dhe Qeveria qendrore në Stamboll jo vetëm që u tregua dashamirëse ndaj idesë së Lidhjes së Prizrenit, por morri pjesë aktive në themelimin e saj. Ishte në interes të saj të nxiste një lëvizje të drejtuar kundër kërkesave sllave, po ashtu, Komandantëve ushtarakë në terren u dha urdhër që të mos ta pengojnë Lidhjen.

Shqiptarët shihnin te Perandoria Osmane edhe garancinë e mbijetesës së tyre fizike përballë synimeve shfarosëse të popujve fqinjë kristianë. (“Vetë lidhja Shqiptare e Prizrenit ishte krijuar për ta kundërshtuar politikën anti islame sërbo-malazeze dhe greko-bullgare, e jo atë turke”). “Projekti Naçërtania” formë e organizuar shtetërore, gjenocidi sërbomadh ndaj shqiptarëve i ministrit për Punët të Brenshme të Sërbisë, Ilija Grashanin, më 1844, për të vazhduar pastaj më 1908 me projektin e Vladan Gjorgjeviçit, ku Sërbia kërkon lejen e Evropës për zhdukjen totale të shqiptarëve nga faqja e dheut dhe mosekzistimin e një shteti shqiptarë në Ballkan. Poashtu ishin edhe projektet Ruse për copëtimin e Perandorisë Osmane dhe synimi i tyre të sundojnë sipas shembullit të Perandorisë Ortodokse Bizantine, e mohonin ekzistimin e shqiptarëve dhe synonin aneksimin e tërësishëm të tokave të tyre. Cari Rus dhe pan-ortodiksizmi ishte mjaft aktiv, shpresonte të dominojë në Ballkan, duke i sakrifikuar vëllezërit të vegjël sllavë. Ata shpejtë përgatitën konferencën me emrin Kongresi anti islam i Berlinit më 13 qershor 1878, kongresi mori parasysh interesat e të gjithë popujve të Ballkanit me një përjashtim të vetëm të shqiptarëve muslimanë.

Pikërisht pse sllavët shiheshin si armik më i rrezikshëm, Lidhja e Prizrenit kishte vendosur të mos i shpallë luftë Turqisë, por me ndihmën e saj të mbrohet nga kërcënimet e Sërbisë dhe të fqinjëve të saj të cilët me të madhe i kolonizoninë tokatë shqiptare me kolonë të kristianë sërb, malazezë, grek dhe atë bullgar, duke i masakruar shqiptarët musliman dhe atë boshnjak.
Të shohimë një raport sekret i vitit 1891, në lidhje me lëvizjen kombëtare nga Sejit Mehmet Emini. Raporti ruhet në Arkivin Osman të Kryeministrisë së Stambollit (BOA) nën kodin Y.PRKML 12/15, 1308 Sh 26/6 prill 1891, ku thotë : Gazi Muhtar Pasha, qe dërguar nga Porta e Lartë për të verifikuar situatën e Shqipërisë dhe pasi kreu me sukses këtë detyrë, arriti në përfundimin që Shqipëria edhe shqiptarët kanë nevojë për ndihmë, prandaj edhe u dha fjalën disa shqiptarëve se do t’i mbështeste në synimet e tyre, në qoftë se, “ata do të krijonin një organizatë të fshehtë për pavarësinë e Shqipërisë”. Këtë shoqëri e formuanë Vaso Pasha, mytesarifi aktual i Libanit, Turhan Pasha, ambasadori shqiptar në Madrid, Sami Frashëri, sekretari i dytë i komisionit për inspektimin ushtarak, vëllai i tij Naimi, kryetar i komisionit që varej nga Ministria e Tregëtisë, Ibrahim Temo, doktori i shkollës së Mjekësisë, Omer efendiu nga Narta, babai i Besim beut nga e njëjta shkollë, Abdyl beu dhe të tjerë. Qëllimi i tyre ishte të bashkonin tre vilajete, atë të Manastirit, Shkodrës dhe Janinës dhe qendrën e këtyre tre vilajeteve të caktonin Elbasanin, si mesi i Shqipërisë. Pasi u dakorduanë të veproninë në ilegalë, Abdyl Frashëri, papritmas me një delegacion shqiptar, gjatë verës së vitit 1879, vizitoi Romën, Vjenën, Parisin, Berlinin dhe Londrën ku delegacioni, në emër të popullit shqiptar, u dorëzoi Fuqive të Mëdha dhe Turqisë një memorandum ku kërkohej, “E drejta e vetëvendosjes së popullit shqiptar”. Ky aktivitet i pamatur i delegacionit shqiptar nëpër Evropë e shqetësoi pa masë diplomacinë turke e cila priste momentin e duhur për ta mbështetur pavarësinë e kërkuar nga ana e shqiptarëve, sepse çështja ishte në duart e tyre. Delegacioni shqiptar nga kjo vizitë nëpër Evropë do të bindet edhe më fuqimisht për synimet e tyre ekspansioniste që kishin këta për ballkanin, e posaçërisht për pozitën tejet gjeo-strategjike të Shqipërisë që fshihnin aspiratat e veta të interesit shtetet e Fuqive të Mëdha, që nëpërmes Shqipërisë, si vend strategjik në mes Ballkanit, të dominonin mbi detin Egje, në drejtim të Lindjes. Britania e Madhe, qe përgjegjëse kryesore për përçarjen dhe luftënxitsjes vëllavrasëse mes shqiptarve duke sakrifikuar shqiptarët dhe Shqipërin në favor të sërbisë dhe grekëve, që lë më vonë të kuptoi lëshimin që i bëri Rusisë në Ballkan, me forcimin e saj kah jugu nëpërmes Bullgarisë, për dominimin e saj në vijën strategjike Selanik-Manastir, paraqiste rrezik për ardhmërinë e Anglisë si fuqi detare e cila së shpejti u bind se e humbi dominimin në Ballkan. Lëvizja e Abdyl beut dhe bashkëpunëtorëve të tij duke dalë haptazi për pavarësi, qe një lëvizje e gabuar dhe provokuese për pushtetin perandorak, përpara Fuqive të Mëdha, që i bëri të pendohej më vonë. Ky gest fatal dhe skandalozë i Abdyl beut, ishte pikërishtë atë që priste Evropa kur i përçau shqiptarët, dhe bëri që lëvizja për pavarësi të Shqiptarisë në fund edhe të dështojë. Atëherë, Sulltani përgadisi planin për ta shpërdar Lidhjen dhe të “formohet Lidhja e Re, vetëm me pjesëmarrës të besimit islam, në krye të saj të vij, Sheh Mustafë Tetova”.
Abdyl beu, i cili kishte shkuar në Peshkopi dhe Dibër për t’i dhënë impuls luftës vëllavrasëse në emër të autonomisë dhe për të mbledhë vullnetarë në Dibër me të cilët do t’i binte prapa shpine ushtrisë së Dervish Pashës në Ferizaj, nuk pati sukses, pasi dibranët nuk patën disponim për të. Ashtu i dëshpëruar u nis për në Elbasan, drejt jugut të Shqipërisë në Janinë.
Abdyl beu, u kap në rrethin e Durrësit, edhe pse ai kishte hequr mjekrën për të ndryshuar pamjen, i cili bëhej gati me anije të nisej për në Angli, autoriteve u ra në sy, u zu dhe u nis për Prizren. Abdyl beu, shkaku se nuk ndejti besnik në fshehtësin e lëvizjes për të fituar bashkimin e shumëpritur shqiptar, u burgos, ndërsa bashkëpunëtorët e tij u syrgjynosën. Falë vëllait të tij Samiut, ai lirohet nga syrgjynosja dhe emërohet anëtar i këshillit të Bashkësisë së Stambollit. Lëvizja e tij haptazi, solli që Porta e Lartë të shtyp me forcë Lidhjen e Prizrenit.
Abdyl Frashëri, “nuk e dëgjoi Baba Sulltanin, por shpejtoi të dëgjojë Nënën mjerkë Anglinë, duke u bërë shkaktar në fundosjen e gjithë Lëvizjes Shqiptare”! ..Mendjelehtësia e Abdyl beut, solli si pasojë që brenda Lidhjes të formohenë dy kampe kryesore brenda-shqiptare : Kampi i parë anti islam i cili mendon se Perandoria Osmane paraqet rrezikun dhe armikun kryesor të projektuar nga Abdyl Frashëri, dhe për pasojë kemi bashkimin e shqiptarëve me sllavët, grekët, francezët, austro-hungarezët, rusët, papatin etj. Promotori kryesor që përkrah sot këtë ide, është historiani nga Shqipëria, Kristo Frashëri.
Kampi tjetër mbeti lojal osmanëve muslimanë. Shqiptarët pas katër vite lufte dhe sakrifica nuk arritën t’i realizojnë kërkesat e veta legjitime ; shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë. Fuqitë e Mëdha, në vend që të gjykonin drejtë dhe pa paragjykime, duke pasur për bazë faktet historike për shqiptarët si popull më i vjetër në këto troje për të vendosur në favor të interesit shqiptar dhe kërkesave legjitime të luftës për pavarësi dhe njohjen e Shqipërisë, ata kaluan haptazi në anën e Greko-Sërbëve duke arsyetuar aspiratat e shteteve sllave, në dëm të territorit shqiptar, duke i dhënë përkrahje materiale dhe ushtarake që sa më parë të shuanin veprimin e Qeverisë së Përkohshme të Lidhjes së Prizrenit. Në ditët e Kongresit të Berlinit, të gjithë të kristianët ortodoksë shqiptar refuzuan të nënshkruajnë peticione kundër Shën Stefanit. Fakt është se, kundër vendimeve të Traktatit të Shën Stefanit, nuk kanë marrë pjesë patriotët vllahë dhe ortodoksët e Jugut të Shqipërisë. Madje, grekët i konsideronin të kristianë më të afërt për ta, dhe si elemente që anojnë kah ata në rast të vendosjes së politikës së re në Shqipëri.
Këtë pretendim të Kofosit, në mënyrë perfide e promovon edhe sot historiani Paskal Milo, i cili e përqafon tezën e hedhur kohë më parë nga Kiço Blushi, sipas së cilit çështja shqiptare duhej zgjidhej nga aleanca e shqiptarëve me grekët, sërbët e malazezët kundër turqve (muslimanëve).

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies