Kombëtarja Shqiptare e Futbollit ka lënë tokën franceze, pasi është nisur nga aeroporti i Lannone, rreth orës 12:00 për të fluturuar drejt Tiranës, ku pritet të mbërrijë në Rinas rreth orës 15:30.
Kuqezinjtë i pret një ditë e ngarkuar, pasi janë planifikuar takime në Bashkinë e Tiranës, Ministrinë e Jashtme dhe në Kryeministri. Më pas stafi do t’i drejtohet Sheshit “Nënë Tereza”, ku do të pritet nga të gjithë tifozët kuqezinj.
Policia njofton se nga ora 15:00, rrugët e kryeqytetit do të bllokohen për shkak të parakalimit të kombëtares. Policia i kërkon qytetarëve të shmangin sa më shumë lëvizjen me makina pas kësaj ore.