Fillimi ReflektimShfrytëzonte të miturën për prostitucion/ Pranga të riut shqiptar në Itali

Shfrytëzonte të miturën për prostitucion/ Pranga të riut shqiptar në Itali

nga Shekulli Agency

kot-975Policia italiane ka arrestuar sot një 29-vjeçar shqiptar të akuzuar për shfrytëzim prostitucioni në vendin fqinj.

Në pranga ka rënë Aasim Koleci, me shtetësi shqiptare, por sipas policisë i pastrehë në Itali. Ai është arrestuar nga policia e Marcianise-s në komunën e Villa Literno-s.

Koleci është shpallur në kërkim nga policia që në maj të vitit 2015, pas lëshimit të një urdhërarresti nga Gjykata e Napolit. I riu dyshohet se ka shfrytëzuar për prostitucion një vajzë rumune që ende nuk i kishte mbushur 18 vjeç.

Vajza është shfrytëzuar nga prilli deri në shtator të vitit 2013 në Caserta, periudhë në të cilën Koleci kishte fituar rreth 20 mijë euro.

Në fillim i riu i ka bërë rezistencë policisë duke i treguar dokumente identifikimi të rreme, ndërsa vajzën rumune e ka prezantuar si bashkëjetuesen e tij. Ai akuzohet gjithashtu edhe për vjedhjen e një banese në vitin 2012.

Ai akuzohet se ka shfrytëzuar për prostitucion edhe dy vajza të tjera, njëra shqiptare dhe tjetra rumune. Nga kjo veprimtari e paligjshme që ka zgjatur nga korriku i vitit 2009 deri në tetor të vitit 2011, Koleci thuhet se ka fituar rreth 100 mijë euro.

Ndaj tij rëndojnë tre akuza: shfrytëzim prostitucioni, abuzim me të mitur dhe vjedhje.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies