“Fluturo si një flutur ndërsa thumbo si një bletë, ai ishte Muhammad Ali. ishte frymëzimi im”, tha Hamilton
Lewis Hamilton, piloti i Formula 1 fitoren e djeshme në Montreal për shpërblimin e madh të Kanadasë ia kushtoi legjendës së boksit i cili e ka frymëzuar atë – Muhammad Ali.
Kur si një djalë deshi ti bashkohet Federatës ndërkombëtare automobilistike, siç ka thënë pas fitores, në atë kohë nuk ka patur afro-amerikanë në radhët e F1.
Atëherë, siç theksoi, frymëzim ka kërkuar tek Muhammad Ali, legjenda e boksit botëror.
“Mendoj se ai ishte i vetmi, ikonë individuale i cili ka patur karakter ndryshe nga kush do tjetër. Dhe, të gjithë kanë pasur dëshirë të jenë në rrugën e tij”, ka thënë Hamilton në Montreal ku dje realizoi fitoren e dytë radhazi në kampionatin e F1 dhe kështu iu afrua kolegut të tij Nic Rosberg me nëntë pikë në renditjen e përgjithshme.
“Do të doja të kem karizmën të cilën e kishte ai ose anën qesharake të cilën e posedonte ai. Vetëbesimin që e kishte gjatë dyluftimeve dhe mënyrën se si i ka mposhtur kundërshtarët e tij”, tha Hamilton, duke shtuar se fitoren e tij më të re ia dedikon legjendës Ali.