Sipas lajmit të gazetës “Sabah”, qeveria turke ka qartësuar hartën e re rrugore që do të krijojë revolucion në ekonomi.
Sipas kësaj, të huajve që blejnë shtëpi në Turqi, në fillim do tu jepet leje qëndrimi dhe më pas nënshtetësi.
Revizioni në Unionin e Doganave do të përfundojë në vitin 2017.
Në sektorët strategjike, pa bërë diferencim në vendas apo të huaj, me vendimin e Këshillit të Ministrave, do të bëhen stimulime si në persona, kompani private, garantues të çmimit të energjisë, transport, porte e parcela.
Numri i këshilltarëve të tregtisë në Iran, do të rritet në 5.
Vëllimi tregtar ndërmjet dy vendeve synohet të rritet në 50 miliardë dollarë.