Fillimi SportEURO 2016, Turqia merr 3 pikët e para

EURO 2016, Turqia merr 3 pikët e para

nga Shekulli Agency

Ndërsa ndeshja tjetër mes Kroacisë dhe Spanjës ka përfunduar me rezultatin 2 – 1. Në këtë mënyrë Kroacia ka marrë kryesimin e grupit, ndërsa Spanja me 6 pikë ndodhet në vendin e dytë.

kot-turPas ndeshjeve të fundit të grupit D në kuadër të Kampionatit Evropian të Futbollit (EURO 2016), Kroacia kryeson grupin, ndërsa Turqia arriti të marrë 3 pikët e para duke shpresuar një kualifikim të mundshëm drejt turit tjetër.

Turqia fitoi ndeshjen me Republikën Çeke, me rezultatin 2 – 0. Golat për Turqinë u shënuan nga Burak Yılmaz në minutën e 10-të dhe Ozan Tufan në minutën e 65-të. Turqia duhet të presë për të parë nëse do të jetë ndër më të mirat e vendeve të treta pasi të mbarojnë ndeshjet e ditës së nesërme.

Ndërsa ndeshja tjetër mes Kroacisë dhe Spanjës ka përfunduar me rezultatin 2 – 1. Në këtë mënyrë Kroacia ka marrë kryesimin e grupit, ndërsa Spanja me 6 pikë ndodhet në vendin e dytë.

– Grupi C

Gjermania ka mposhtur Irlandën e Veriut me rezultatin 1 – 0. Goli i vetëm për gjermanët është shënuar nga Gomez. Në këtë mënyrë Kombëtarja e Futbollit të Gjermanisë duke çuar pikët në 7 kryeson në grupin C.

Ndërsa ndeshja tjetër mes Polonisë dhe Ukrainës ka përfunduar me rezultatin 1 – 0. Goli është shënuar nga Jakub Blaszczykowski në minutën e 54-ët. Irlanda e Veriut me 3 pikë ndodhet në vendin e tretë në këtë grup, ndërsa Ukraina ndodhet në vendin e katërt me 0 pikë.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies