Fillimi SportDe Biasi: Mendoj vetëm për Euro 2016

De Biasi: Mendoj vetëm për Euro 2016

nga Shekulli Agency

de-biasi-7666Trajneri i Shqipërisë Gianni De Biasi, konfirmoi edhe një herë se dëshiron ta respektojë kontratën me Federatën Shqiptare të Futbollit dhe se për momentin është i fokusuar vetëm te finalet e Europianit. I ftuar në emisionin sportiv Domenica Sportiva, ku në rolin e opinionistit ishte edhe zëvendëstrajneri i kuqezinjve, Paolo Tramezzani, De Biasi i la të hapura zhvillmet e reja vetëm pas përfundimit të eventit madhor të futbolliy europian që do të zhvillohet në Francë,

“Duhet t’u besojmë mediave, sidomos në cështjet e merkatos. Gjithmonë u paraprijnë lëvzjeve të mundshme. Fakti që më afrojnë me kombëtaren italiane është një nder dhe kënaqësi e madhe për mua. Kam kontratë me Federatën Shqiptare të Futbollit dhe dua ta respektoj atë. Tani jam i fokusuar 150% te finalet e Europianit, më pas të shohim se cfarë do të ndodhë”.

Një nga cështjet e diskutuara gjatë emisionit ishte edhe transferimi i mundshëm i boshnjkut Miralem Pjanic te Juventusi, të cilin De Biasi e sheh edhe si zëvendësues të Pirlos.

Me kalimin e kohës Pjanic mund të bëhet si Pirlo, që e ka nisur si një trekuartist, por më pas e gjeti veten në mënyrë fantastike para mbrojtjes. Mendoj se Pjanic mund të ketë të njëjtin evolucion.

“Në këtë diskutim, De Biasi u kundërshtua nga Giovanni Trapattoni, sipas të cilit Pjanic nuk do të mund ta zëvendësojë Pirlon, që mbetet unik në stilin e tij”.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies