Fillimi Opinion/AnalizaA po afrohen skenare të përgjakshme rreth Maqedonisë?!

A po afrohen skenare të përgjakshme rreth Maqedonisë?!

nga Shekulli Agency

Savash-Veliu-620x330Nga: Savash Veliu

Për momentin Maqedonia është në agjendën e interest gjepolitikë dhe gjeostrategjikë të UE-së dhe SHBA-së, edhepse shumë pasive si Guvërmente e veçmas administrata e Obamës e cila katër vitet e fundit të mandatit të dytë kaloi symbyllazi mbi interesat strategjike dhe ate ekonomike të rajonit, boshllëk të cilën e plotësoi Rusia duke derdhur para të mëdha ndaj shteteve të voglla sllavoballkanik e që u bënë shkas që tani ata të rëshqasin aksit rusistë!  

Rivalitet i cili ka hyrë në fazën e saj kritike pas përleshjeve dramatike në skenarin e montuar shtetëror të “Kumanovës”, rivalitet që tregoi dhëmbët me gjithë seriozitetin e saj ndaj njëra tjetrës e që sot vazhdojnë me protesta masive të paralajmëruar si “Revolucione laramane” duke kërcënuar ballkanin edhe me një luftë të hapur!

E gjithë ky kaos po bëhet ngase projekti i quajtur “transversalja e gjelbër” është thuajse ka fundi dhe pritet që të nis faza e saj finale, e cila do të bëhet kah fundi i muajit gusht, kur mund të vije deri te sulmet e armatosura të rebeluara në Maqedoni, Serbinë Jugore (Luginën e Preshevës) dhe Bosnje e Hercegovinë.

Rebelim ky i ngjashëm me atë të “Kumanovës” që do të inskenojnë sulme ku do të vdesin civilët shqiptar, ndërsa ata do të thërrasin në luftë për çlirimin nga tirania mbi shqiptarët në Maqedoni, Serbi dhe Bosnje e Hercegovinë.

Paralajmërohet se më ashpër mund të jetë në Republika Sërpska ku me arsyetimin e rregullimit të situatës, do të vinte deri te intervenimi i NATO-së.   

Republika Sërpska është duke e forcuar pozicionin e saj fashiste, Maqedonia po tenton ta mbrojë autokracinë, ndërsa Serbia ende nuk po e njeh Kosovën dhe vepron destabilizuese fqinjësisë.

Një raport analitik i hartuar nga specialist të sigurisë për llogari të shtetit shqiptar, tenton të zbulojë sadopak velin e misterit të lidhjeve serbo-maqedonase që prej një viti, kur dhe ndodhi ngjarja e “Lagjes së Trimave” në Kumanovë.

Grupe të fuqishme financiare ruse po financojnë prej dy vjetësh parti politike dhe organizata ekstreme në Serbi dhe Maqedoni me qëllim që të rrisin reaksionin kundër shqiptarëve.  Në Parlamentin e Serbisë po futen parti të fuqishme antishqiptare, ndërkohë që në Maqedoni, krahu ekstrem brenda VRMO-DPMNE do të fuqizohet dhe do të synojë përplasjen fetare dhe etnike në zona ku banohen nga shqiptarët.  Këta grupe politike kanë në zotërim sasi të mëdha parash të ardhura nga biznesi i krimit të organizuar etj.

Bëhet fjalë për financime të mëdha që synojnë shmangjen e projekteve strategjike të gazit në rajon dhe miratimin e gazsjellësave nga Moska. Pikërisht ky konglomerat, prej disa vitesh po hedh para lumë në Mal të Zi, Bosnjë, Serbi, Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni për ta mbajtur rajonin të trazuar, në mënyrë që të anulohen projektet e mëdha të gazjellësave që përkrahen e financohen nga SHBA e BE.

Gruevski prej dy vitesh ka në duar sasi të mëdha financimesh dhe ka tentuar të krijojë qendër trazirash rajonale për të provokuar shqiptarët. Një lidhje që nuk ka të bëjë as me politikë e gjeopolitikë, por vetëm me prodhim të tensionit në kushte shtëpie.

Por kulmi i misterit të gjithë kësaj historie që ka lidhje me kryqet dhe tensionet është këmbëngulja e Nikolla Gruevskit që t’i bëntë zgjedhjet më 5 qershor. Srategjia lidhej me ndërmarrjen e një fushate të përbashkët politike nga Beogradi në Shkup ku në boshtin e saj të kishte propogandën fetare dhe etnike me gjasa ksenofobe ndaj shqiptarëve dhe muslimanëve.

Financuesit ëndërronin një antifushatë të madhe që mund ta ringrinin Gruevskin, i cili cilësohet “politkisht i vdekur”, si nga SHBA-të ashtu dhe nga BE. Ndaj dhe doli i vetëm kundër të gjithëve për të mbajtur zgjedhjet më 5 qershor. Për atë shkak synohet që të shkohet sa më parë në zgjedhje se ky Parlament e ka legjitimitein deri në vitin 2018-të. Supuzohet se nëse i fitojnë zgjedhjet, nuk do të ken përgjegjësi dhe populli do ti amniston.  

Agjenda perëndimore parasheh ndryshimin e Emrit të Maqedonisë deri më 8 korrik dhe përafërsisht deri atëherë do të ndodhë “federalizimi funksional” i Maqedonisë përmes zyrtarizimit të gjuhës shqipe në mbarë territorin e vendit. Ky parashikim është përplot me teori konspiracioni, se ndryshimi i emrit dhe gjetja e një “emri laraman” është qëllimi i “Revolucionit Laraman”!   

Revolucioninë laraman, e dizajnoi e njohura ombrellë amerikane (në Vjenë) kur veçmë nuk është për zgjedhje. Pakoja e Nulandit, Bejlit, Federika Mogherinit dhe Aivo Oravit, si dhe i nën-zbatuesve Zaev, Ahmeti dhe Thaçi është që Maqedonisë t’i gjendet një emër laraman. Në fakt e gjithë lufta hibride është paramenduar me atë qëllim të vetë, SHBA-të luftojnë që përmes ndryshimit të regjimeve të ruajnë epërsinë territoriale kundrejt Moskës dhe Pekinit!

Nga qyteti Baar i Zvicrës, konglomerati që ka marrë përsipër ndërtimin e gazsjellësit Trans Adriatik Petrol “TAP” nga Azerbejxhani në Itali, njoftoi nisjen e ndërtimeve të tubave gazsjellëse në Shqipëri dhe Greqi. Çka do të thotë se nuk ka kthim prapa. Por gjithsesi reaksioni mbetet i madh…!?

Shkaqet për këto skenare janë të njohura, por koha do të tregoj cila është qëllimi i fundit dhe dimensioni i përmasave konfliktuose që rezikojn të jenë të përgjakura gjatë rrënimeve të qeverive ballkanase!  

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies