Fillimi SportArrestohet për armëmbajtje pa leje vëllai i madh i Lionel Messit

Arrestohet për armëmbajtje pa leje vëllai i madh i Lionel Messit

nga Shekulli Agency

Matias Messi refuzoi të tregojë patentën e shoferit policisë në qytetin e tij të lindjes Rosario tregon gjatë një kontrolli rutinë, ndërkohë më pas policia kontrolloi automjetin e tij dhe gjeti një armë për të cilën nuk kishte leje.

messiMatias Messi (32), vëllai i yllit argjentinas të futbollit, Lionel Messi, u arrestua në Rosario për armëvembajtje pa leje, dhe pasi kaloi disa orë në stacionin policor ai u lirua.

Mediat argjentinase njoftuan se Matias Messi refuzoi të tregojë patentën e shoferit policisë në qytetin e tij të lindjes Rosario tregon gjatë një kontrolli rutinë, ndërkohë më pas policia kontrolloi automjetin e tij dhe gjeti një armë për të cilën nuk kishte leje.

Me rastin e arrestimit Matias i ka rezistuar policisë. Pas disa orësh të marrjes në pyetje, ai u lirua, kurse kundër tij ka filluar një proces gjyqësor.

Vëllai i madh i futbollistit Lionel, ishte arrestuar edhe shtatë vjet më parë për një incident të ngjashëm, kur në qendër të Rosarios mbante armë pa leje.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies