Fillimi ReflektimNoli Zhita padit vëllain e Alma Lamës për kërcënim

Noli Zhita padit vëllain e Alma Lamës për kërcënim

nga Shekulli Agency

111-4633-dbgh-Në vitin 2013 kur femra nga fshatrat e Shqipërisë, Alma Lama nisi të fyej në mënyrë publike muslimanët e Kosovës, shoqëria kosovare reagoi ndaj sulmeve të saj rrugaçe në mënyrat nga më të ndryshmet. E trimëruar nga mbështetja e personave raciste dhe islamofobë, Alma Lama dhe vëllai i saj Fisnik Lama kanë vazhduar prej vitesh me kërcënime dhe shantazhe kundër muslimanëve të Kosovës. Shtetasi nga Shqipëria, Fisnik Lama shkoi deri aty sa të kërcënoj me përdhunim familjar anëtarin e FRM-ës Noli Zhita.

Edhe pse Noli Zhita e ka denoncuar disa here rastin e kërcënimit të Fisnik Bashkim Lamës në polici deri më sot as policia dhe as prokuroria e Kosovës nuk ka ndaluar apo dënuar as Alma Lamën dhe as Fisnik Lamën.

Vëllai i Alma Lamës, Fisnik Lama e ka kërcënuar në mënyrë terroriste, për shkak të detyrës aktivistin musliman. Edhe pse Noli Zhita ka denoncuar këtë fakt Fisnik Bashkim Lama nuk është dënuar ende sot e kësaj dite. Sikur Fisnik Bashkim Lama të ishte musliman dhe kosovar, në këto momente ai do të ishte në burg.

Noli Zhita dëshmon se kur në vitin 2013 ka shkuar në polici dhe ka denoncuar kërcënimin e Alma Lamës dhe Fisnik Lamës, policët janë frikësuar të marrin në dorë rastin në fjalë si pasojë e presionit jashtëligjësor që Alma Lama ushtron mbi organet e policisë.

Por Noli Zhita nuk dorëzohet, ai përsëri para disa ditëve padit vëllain e Alma Lamës për kërcënim duke kërkuar drejtësi.

Nëse edhe kësaj here nuk  dënohet  vëllai i Alma Lamës atëherë vërtetohen fjalët e aktivistëve musliman se  në Kosovë ligji funksionon vetëm kundër muslimanëve, por jo për laikët dhe katolikët. /gazetaimpakt.com

111-453-rhj

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies