Fillimi LajmeBotaTurqi, arrestohen 6 të dyshuar në lidhje me “strukturat paralele”

Turqi, arrestohen 6 të dyshuar në lidhje me “strukturat paralele”

nga Shekulli Agency

Të dyshuarit akuzohen për anëtarësim në organizatën terroriste FETO/PDY dhe se kanë ndihmuar grupin terrorist për arritjen e objektivave të saj

are-turNë kuadër të hetimit ndaj organizatës terroriste Fetullahci/strukturat paralele shtetërore (FETO/PDY) në Antalia nga liria u privuan të paktën gjashtë të dyshuar, duke përfshirë pesë zv/komisarë të Drejtorisë së Policisë në këtë qytet, raporton (AA).

Pjesëtarët e Departamentit për luftë kundër krimit të organizuar dhe trafikimit në Antalia kanë kryer bastisje në disa adresa duke arrestuar gjashtë persona nën dyshimet se kanë punuar për “strukturat paralele”, të udhëhequra nga Fethullah Gylen.

Hetimet për këtë çështje janë duke u kryer në Ankara, Adana dhe Konia, kështuqë në orët e ardhshme priten arrestime të reja të të dyshuarve.

Të dyshuarit akuzohen për anëtarësim në organizatën terroriste FETO/PDY dhe se kanë ndihmuar grupin terrorist për arritjen e objektivave të tyre.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies