Fillimi ReflektimDicka Marty: Pse Hashim Thaçi nuk po më padit në gjyq për “shpifje”

Dicka Marty: Pse Hashim Thaçi nuk po më padit në gjyq për “shpifje”

nga Shekulli Agency

Kush janë “peshqit e mëdhenjë” të krimit në Kosovë dhe mysafirët e parë në Hagë?

marty-4512344Asambleja Parlamentare e Këshillit Europian ne Strasbourg në sesionin special me 23 janar të vitit 2014 ka debatuar për raportin e Dik Marty, i cili pretendon që “disa pjesetarë të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë abuzuar me luftën, duke u marrur me trafikim të armëve dhe të organeve njerëzore”.

Sipas mediave nderkombëtare duke ju referuar një raporti të Këshillit Europian, Dick Marty në vitin 2011 ndër tjera thuhet se, “Krerë të lartë të ish-UÇK-së, të cilët tash udhëheqin politikën e Kosovës, shumë shpejt mund të përfundojnë si të kërkuar nga drejtësia ndërkombëtare. Ata dhe disa të tjerë po hetohen për likudime, vrasje me motive politike ndaj kundërshtarëve të tyre, pastaj edhe për krime të tjera kundër njerëzimit, trafikim organesh, drogë, naftë dhe armësh”.

 

Dicka Marty i ka shtruar pyetjen mediave ndërkombëtare, “Pse Hashim Thaçi nuk po më padit në gjyq për shpifje”?

“Kjo gjykatë e cila në të mirë të Kosovës dhe qytetarve të saj, nuk mendoj se do te jete kundër Kosovës apo UÇK-së, por abuzuesve të saj gjatë dhe pas luftës në rajon. Besoj se këte e dinë mirë edhe një pjesë e politikanëve kosovar, sidomos ata me duart e papastra”. Në vazhdim Dicka Marty ka shtruar pyetjen,  “pse Hashim Thaçi nuk po më padit ne gjyq për shpifje” ?!

“Kur u publikua ky raport, e kam nënvizuar se duhet të lexohet me kujdes dhe fjalët duhen kuptuar ashtu siç janë shkruar dhe pa nënkuptime të tjera”, ka thënë senatori zviceran Dick Marty.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies