Shtabi i përgjithshëm i Ushtrisë Turke njoftoi se në kuadër të operacioneve në Silopi janë asgjësuar 135, Cizre 308 dhe Sur 101 terroristë të PKK-së.
Gjatë operacioneve të ndërmarra kundër organizatës terroriste PKK janë asgjësuar 544 terroristë.
Shtabi i përgjithshëm i Ushtrisë Turke njoftoi se në kuadër të operacioneve në Silopi janë asgjësuar 135, Cizre 308 dhe Sur 101 terroristë të PKK-së.
Në deklaratë në mes tjerash u tha se gjatë operacioneve janë shkatërruar edhe 732 bomba artizanale, janë hequr 128 barrikada dhe janë mbyllur 31 hendeqe. Ndërkaq bëhet e ditur se së bashku me operacionet për dhënien fund aktiviteteve të PKK-së, janë bërë punimet për mbylljen e hendeqeve dhe heqjen e barrikadave, pastrimi i zonës nga bombat artizanale dhe punimet e kërkim-pastrimit me qëllim të vendosjes së sigurisë për banorët e zonës. “Ndërmarrja e këtyre aktiviteteve është e rëndësisë jetike me qëllim që qytetarët të jetojnë në paqe dhe siguri”, u tha në deklaratë.
Në operacionet e ndërmarra në Cizre janë mbyllur hendeqet dhe janë hequr barrikadat në më shumë se 67% të territorit të kësaj zone ndërsa një numër i madh i terroristëve janë kapur në saje të denoncimeve të qytetarëve.
Ndërkaq gjatë operacioneve në vazhdim në nënprefekturën Sur të Diyarbakirit janë hequr dhe mbyllur barrikadat dhe hendeqet në 71% të territorit të nënprefekturës.
Në anën tjetër banorët e nënprefekturave Silopi dhe Cizre të Sirnakut japin përkrahjen e tyre forcave të sigurisë gjatë operacioneve në nënprefekturën Sur të Diyarbakirit.
Burimet ushtarake bëjnë të ditur se përkrahja e banorëve të zonës vazhdon ndërsa rritet edhe numri i të kënaqurve nga operacionet e ndërmarra kundër organizatës terroriste.