Fillimi LajmeBotaErdogan: Turqia ka fuqi të vazhdojë luftën kundër organizatave terroriste

Erdogan: Turqia ka fuqi të vazhdojë luftën kundër organizatave terroriste

nga Shekulli Agency

Në lidhje me sulmin terrorist në Stamboll ka reaguar edhe Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

erdogan-111-4638584665334Në lidhje me sulmin terrorist në Stamboll ka reaguar edhe Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Erdogan shprehet se ky sulm ka vërtetuar edhe njëherë fytyrën e errët të organizatave terroriste që kanë në objektiv civilët e pafajshëm. Sipas tij, ky sulm është i qartë që nuk synon të japë ndonjë rezultat por vetëm të prodhojë propagandë në botë kundër Turqisë nëpërmjet gjakut dhe dhimbjes së njerëzve të pafajshëm.

Ai shton se pavarësisht nga të gjitha çmimet që i ka paguar, Turqia ka fuqi, mendjemprehtësi dhe mundësi që deri në fund të vazhdojë luftën kundër organizatave terroriste.

“Gjithkush të jetë i sigurtë se për organizatat terroriste nuk ka ndonjë ndryshim nga Stambolli me Londrën, nga Ankaraja me Berlinin, nga Izmiri me Çikagon, nga Antalja me Romën. Nëse nuk luftojmë sëbashku kundër organizatave terroriste duke qenë të bashkuar e gjithë njerëzia dhe të gjithë shtetet, do të realizohen një e nga një të gjitha mundësitë që kemi frikë ti sjellim edhe në mendjet tona”, thekson Presidenti i Turqisë.

Erdogan më tej shprehet se “Tashmë presim që bota, kryesisht vendet perëndimore me qeveritë, parlamentet, me mediat, me shoqëritë civile të tyre të tregojnë një qëndrim të vendosur kundër kësaj loje të organizatave terroriste”.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies