Fillimi PolitikëTurqi, ngritet hetim kundër kryetarit të CHP-së opozitare

Turqi, ngritet hetim kundër kryetarit të CHP-së opozitare

nga Shekulli Agency

Hetimi është ngritur për shkak të deklaratës së Kilicdaroglua lidhur me vendosjen e sistemit presidencial në Turqi

kilicdarogluProkuroria në Ankara ka ngritur hetim kundër kryetarit të Partisë opozitare Popullore Republikane (CHP) Kemal Kilicdaroglu për deklaratën në të cilën, sipas prokurorisë, ka elemente të veprës penale lidhur me nxitjen e dhunës.

Hetimi është ngritur për shkak të deklaratës së Kilicdaroglua lidhur me paralajmërimin e vendosjes së sistemit presidencial në Turqi, ku tha se “sistem të tillë presidencial nuk mund të vendoset në këtë vend pa derdhur gjak”.

Siç mëson AA, Prokuroria ka ngritur hetim menjëherë pas dhënies së lajmeve ku përmbanin deklaratën e lartpërmendur, ndërsa lidhur me shkeljen e Kodit Penal të Republikës së Turqisë, pika 214 “Nxitja e dhunës”.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies