Fillimi PolitikëTrump insiston se zgjedhjet presidenciale në SHBA ishin të manipuluara

Trump insiston se zgjedhjet presidenciale në SHBA ishin të manipuluara

nga Shekulli Agency

Presidenti amerikan Donald Trump përsëriti pretendimin e tij se zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit ishin manipuluar.

Këto komente ai i bëri gjatë fjalimit të tij në Gjeorgji, një ditë para balotazhit të Senatit në këtë shtet jugor.

“Nuk ka asnjë mënyrë që ne të kemi humbur Gjeorgjinë. Nuk ka asnjë mënyrë. Këto ishin zgjedhje të manipuluara” u tha Trump mbështetësve të tij.

Pavarësisht fitores së presidentit të zgjedhur Joe Biden në garën presidenciale, Trump deri më tani ka refuzuar të pranojë humbjen dhe në dy muajt e fundit ka sfiduar rezultatin.

“Nëse demokratët liberalë marrin Senatin dhe Shtëpinë e Bardhë, por ata nuk po e marrin Shtëpine e Bardhë. Ne do të luftojmë shumë ashpër”, tha Trump.

Garat e balotazhit të Senatit do të përcaktojnë fatin e dhomës së sipërme në Kongres. Ekzistojnë dy gara: e para është midis senatorit republikan David Perdue dhe rivalit të tij demokrat Jon Ossoff dhe e dyta është midis senatores republikane Kelly Loeffler dhe demokratit Raphael Warnock.

Nëse demokratët fitojnë të dy garat dhe marrin dy vende në Senat, kjo do të jetë një fitore për Bidenin dhe demokratët për të miratuar legjislacionin në mandatin e ri.

Para zgjedhjeve, Trump përmes një telefonate i bëri presion Sekretarit të Shtetit të Gjeorgjisë, Brad Raffensperger, për të “gjetur” vota të mjaftueshme për të përmbysur rezultatin në këtë shtet, gjë që shkaktoi zemërim mes demokratëve.

“Nuk ka asnjë mënyrë që unë të kem humbur Gjeorgjinë. Ne fituam qindra mijëra vota”, tha Trump gjatë telefonatës dhe i kërkoi Raffensperger-it të gjente 11.780 vota në mënyrë që të mundte kundërshtarin e tij demokrat, Joe Biden.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies