Fillimi PolitikëTrump dhe princi Salman biseduan për “partneritetin e fuqishëm mbrojtës”

Trump dhe princi Salman biseduan për “partneritetin e fuqishëm mbrojtës”

nga Shekulli Agency

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka biseduar me princin saudit të kurorës, Muhamed bin Salman, ndërsa gjatë bisedës është diskutuar për ekonominë globale dhe bashkëpunimin në mbrojtje, transmeton (AA).

Zëvendës zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Judd Deere në deklaratën e shkruar tha se Trump dhe Salman zhvilluan bisedë telefonike.

Ai theksoi se gjatë bisedës është biseduar për “ndodhitë pozitive” lidhur me epideminë e COVID-19 dhe jetësimin e ekonomisë globale.

“Presidenti Trump dhe princi i kurorës po ashtu biseduan për partneritetin e fuqishëm mbrojtës mes SHBA-ve dhe Arabisë Saudite”, tha Deere.

Trump dhe Salman prekën edhe çështje të tjera bilaterale dhe rajonale ndërsa Trump i uroi një shërim të shpejtë mbretit saudit Salman bin Abdulaziz, i cili u transferua në spital disa ditë më parë.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies