
Shtëpia e Bardhë tha se presidenti i SHBA-së, Joe Biden, në një deklaratë të djeshme në Poloni nuk bëri thirrje për ndryshim të pushtetit në Federatën Ruse.
Gjatë vizitës së tij në Poloni, Biden mbajti një fjalim para Kështjellës Mbretërore në Varshavë, një nga monumentet e rëndësishme që u dëmtua rëndë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe me atë rast foli edhe për presidentin rus Vladimir Putin.
“Për hir të Zotit, ky njeri nuk duhet të qëndrojë në pushtet”, tha Biden, duke ndezur diskutime midis Moskës dhe Washingtonit.
Shtëpia e Bardhë lëshoi një deklaratë me shkrim duke thënë se deklarata nuk ishte një thirrje për një ndryshim të regjimit në Rusi.
“Ajo që presidenti donte të thoshte ishte se Putinit nuk mund t’i lejohet të tregonte fuqinë e tij në fqinjët e tij apo në rajon. Ai nuk foli për fuqinë e Putinit në Rusi apo ndryshimin e regjimit”, thuhet në deklaratë.