Fillimi PolitikëSHBA, bie mbështetja e evangjelistëve për presidentin Trump

SHBA, bie mbështetja e evangjelistëve për presidentin Trump

nga Shekulli Agency

Grupet evangjeliste, mbështetësit më të mëdhenj të presidentit amerikan Donald Trump, kanë ulur mbështetjen për kreun e vendit.

Sipas një ankete nga Pew Research Center, mbështetja e evengjalistëve për Trump-in ka rënë me 6 pikë në krahasim me muajin prill.

Megjithëse 7 nga 10 evangjelistë ende e mbështesin presidentin aktual, 17 për qind janë shprehur se po mendojnë të votojnë për kandidatin demokrat presidencial Joe Biden.

Sipas sondazheve të fundit, Trump mbetet pas rivalit të tij demokrat, Biden.

Zgjedhjet presidenciale në SHBA do të mbahen më 3 nëntor të këtij viti, ndërsa kandidati fitues do të ulet në karrigen e Shtëpisë së Bardhë më 20 Janar 2021.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies