Fillimi PolitikëPutin nënshkruan rregulla të reja për përdorimin e armëve bërthamore

Putin nënshkruan rregulla të reja për përdorimin e armëve bërthamore

nga Shekulli Agency

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar një version të ri të politikës shtetërore në frenimin bërthamor, që lejon armët bërthamore të përdoren për të zmbrapsur një sulm armësh konvencionale nëse kërcënon atdheun.

Sipas Parimeve Themelore të Politikës së Shtetit, politika bërthamore e Rusisë ka një karakter mbrojtës, bërthamat janë zhvilluar për të parandaluar agresionin e mundshëm dhe do të përdoren për të mbrojtur vendin ose aleatët e tij. 

Kjo politikë përcakton kushte për përdorimin bërthamor, për sulmin e armikut ndaj objekteve kritike, agresionin kundër Rusisë me armë konvencionale, kërcënimin e ekzistencës së vendit, si dhe për përdorimin e armëve bërthamore ose armët e tjera të shkatërrimit në masë kundër Rusisë apo aleatëve të saj. 

Politika e re zëvendëson një dokument më të vjetër që u nënshkrua 10 vjet më parë dhe që skadoi në fillim të këtij viti.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies