Fillimi LajmeSHBA raporton 704 vdekje të tjera nga COVID-19

SHBA raporton 704 vdekje të tjera nga COVID-19

nga Shekulli Agency

SHBA ka regjistruar 704 viktima nga koronavirusi i ri (COVID-19) në 24 orët e fundit, me çka numri i përgjithshëm i vdekjeve ka arritur në 106.945.

Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer”, e cila ka të dhëna për situatën epidemiologjike në botë, tregojnë se 21.507 raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar në SHBA gjatë ditës së kaluar.

Sipas të dhënave, numri i përgjithshëm i të infektuarve në SHBA është 1.860.626.

Deri më tani janë shëruar mbi 615 mijë njerëz të cilët më parë ishin diagnostifikuar me COVID-19.

Nga fillimi i përhapjes së sëmundjes, në SHBA janë realizuar mbi 18 milionë mostra.

Epiqendra e COVID-19 në SHBA është New Yorku, ku janë infektuar 380.825 njerëz, prej të cilëve rreth 30 mijë njerëz kanë humbur jetën.

SHBA është shteti më i goditur në botë me COVID-19, i ndjekur nga Brazili (529.405), Rusia (423.741) dhe Spanja (286.718).

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies