Anëtarët e Presidencës së Bosnje e Hercegovinës (BeH) Zheljko Komshiç dhe Shefik Xhaferoviç refuzuan të takohen sot në Sarajevë me ministrin e Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, Sergey Lavrov.
Lavrov u prit sot në Sarajevë nga Kryesuesi i Presidencës së BeH-së, Milorad Dodik.
Në kuadër të vizitës zyrtare dyditore në BeH, Lavrov po ashtu do të takohet me ministren e Jashtme të BeH-së, Bisera Turkoviç.
Mbrëmë, kreu i diplomacisë ruse po ashtu u takua me nënkryesuesin e Dhomës së Popujve të Asamblesë Parlamentare të Bosnjës e Hercegovinës, Dragan Çoviç.
Lavrov më parë u takua me Kryesuesin e Presidencës së BeH-së Milorad Dodik në Sarajevën Lindore. Në hapësirën u vendosën vetëm flamujt e entitetit të Republikës Sërpska dhe Federatës Ruse pa flamurin shtetëror të BeH-së. Pas takimit, Lavrov bëri thirrje për ruajtjen e Marrëveshjes së Dejtonit, ndërsa po ashtu bëri thirrje për heqjen e OHR-së (Zyra e Përfaqësuesit të Lartë për Bosnjë e Hercegovinën), që angazhohet për aspektin civil të zbatimit të paqes në Bosnjë e Hercegovinë.
