Fillimi PolitikëKina kritikon kërkesën e SHBA-së për mbylljen e konsullatës në Houston

Kina kritikon kërkesën e SHBA-së për mbylljen e konsullatës në Houston

nga Shekulli Agency

Kina sot kritikoi SHBA-në e cila i ka kërkuar Pekinit zyrtar të mbyllë konsullatën e tij në Houston në shtetin amerikan Texas, transmeton (AA).

Duke akuzuar SHBA-në për “provokim të njëanshëm politik”, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, Wang Wenbin, tha se përpjekja e SHBA-së për të mbyllur konsullatën në Houston ishte “një shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar dhe normave themelore që rregullojnë marrëdhëniet ndërkombëtare”, raportoi e përditshmja kineze Global Times.

Wenbin, duke i kërkuar Washington zyrtar që “të korrigjojë menjëherë gabimet e tij”, në një konferencë për media në Pekin tha: “Përndryshe, Kina do të japë një përgjigje të ligjshme dhe të nevojshme”.

Sipas zëdhënësit, veprimi i SHBA-së është një “shkelje e rëndë” e dispozitave të lidhura me Traktatin Konsullor Kinë-SHBA dhe “një përpjekje e qëllimshme për të minuar marrëdhëniet Kinë-SHBA”.

Duke e quajtur veprimin e SHBA-së “një përshkallëzim të pashembullt të lëvizjeve të saj kundër Kinës”, Wenbin tha: “Për ca kohë, SHBA ka sulmuar Kinën dhe ka filluar fushata për njollosje, si dhe në mënyrë të paarsyeshme ka shkaktuar probleme për anëtarët e stafit në konsullatat kineze”.

Wenbin tha se Ambasada e SHBA-së në Kinë “shpesh boton artikuj në faqen e saj duke sulmuar hapur Kinën”.

“Është e qartë se kush po ndërhyn në punët e brendshme të vendeve të tjera dhe kush po infiltron dhe po nxit konfrontime”, shtoi ai.

Zyrtarët policor kanë kërkuar që kryekonsullata të mbyllet deri më 24 korrik në ora 16:00.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies