Fillimi PolitikëErdogan zhvillon bisedë telefonike me homologun rus Putin

Erdogan zhvillon bisedë telefonike me homologun rus Putin

nga Shekulli Agency

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në një bisedë telefonike me homologun rus Vladimir Putin, ka shprehur pritjet që transferimi i vaksinave Sputnik V që do të dërgohen në Turqi të realizohet ashtu siç është planifikuar sipas marrëveshjes midis dy vendeve.

Dy liderët gjatë bisedës telefonike kanë diskutuar hapat për avancimin e marrëdhënieve Turqi-Rusi, luftën kundër koronavirusit (COVID-19) dhe çështjet rajonale, njoftoi Drejtoria e Komunikimeve e Presidencës së Turqisë.

Presidenti Erdoğan ka deklaruar se presin që dërgesa e vaksinës Sputnik V të realizohet nga Rusia ashtu siç është planifikuar, sipas marrëveshjes midis dy vendeve.

Erdoğan ka shprehur kënaqësi që fushave të bashkëpunimit midis dy vendeve po i shtohet prodhimi i vaksinave.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies