Fillimi Poezi/LetërsiPoezi nga poetja: XHEVRIJE KURTESHI NIMANI

Poezi nga poetja: XHEVRIJE KURTESHI NIMANI

nga Shekulli Agency

PLAGA E LIRISË

Nuk ka plagë më të ëmbël
Se plaga për liri,
Thoshte ushtari trim
Derisa shokët i’a lidhnin plagën e betejave.

Nuk ka fashë më shërueshme,
Se shamia e nënës,
E faculeta e vashës sy shkruar
Lagur me lot malli.

Nuk ka liri më të shtrenjtë
Se vet liria e fituar,
Nga gjaku i bijëve e bijave
Më të guximshme të kombit.

Nuk ka emër më të shenjtë
Se sa emri hero lirie,
Gdhenur në përjetësi
Faqeve të historisë.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies