Fillimi PolitikëErdogan: Një nga 5 kushtet e BE-së për vizat është fatkeqësi

Erdogan: Një nga 5 kushtet e BE-së për vizat është fatkeqësi

nga Shekulli Agency

“Nëse nga Turqia dëshirojnë ngritjen e tendave në kryeqytet për ngushëllime të kamikazëve, për të lartësuar terroristët, apo një legjislacion që të lejojë për të bërë dallimin mes organizatave terroriste atëherë le të mos presin fare”, u shpreh Erdogan

erdogan-6555Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka marrë pjesë në “ceremoninë e Certifikatës së dhe Pllakatës së Nderit të Shërbimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Unionit të Dhomave dhe Bursave të Turqisë (TOBB)”, e cila u mbajt në kullat binjake të TOBB në Ankara, raporton (AA).

Presidenti Erdogan në fjalën e tij në lidhje me kushtet e propozuara të Bashkimit Evropian ka pohuar se: “Nëse nga Turqia dëshirojnë ngritjen e tendave në kryeqytet për ngushëllime të kamikazëve, për të lartësuar terroristët, apo një legjislacion që të lejojë për të bërë dallimin mes organizatave terroriste atëherë le të mos presin fare. Turqia nuk vepron si ata që të përqafojnë terroristët dhe terrorizmin”.

Duke theksuar se njëra prej këtyre 5 kushteve të propozuara është fatkeqësi Erdogan tha se: “Cila është ajo? Na thanë që ‘do të ndryshoni ligjin për luftën kundër terrorizmit’. Ata që na japin këtë mendje, fillimisht pse lejojnë ngritjen e tendës së terroristëve para Parlamentit Evropian? Fillimisht të japin përgjigjen e kësaj”.

“Së bashku me gjitha këto ndodhën këto punë. Nuk u bë, deri më sot ne udhën tonë nuk e kemi vazhduar me viza, ashtu do të vazhdojmë. Nuk ka nevojë për të tepruar aq shumë. Të gjitha këto kanë rrugëdalje. Do të qëndrojmë stoikisht, nuk do të përkulemi. Kjo është shumë e rëndësishme”, ka deklaruar Erdogan.

Pasi ka tërhequr vëmendjen se për shtetasit turq fillimisht u dha fjala për heqje vizash në nëntor ndërsa më pas në qershor, ai ka theksuar: “Fjala të cilën na e dhanë lidhur me vizat, ishte për muajin tetor. Për këtë u vendosën nënshkrimet në Ankara. Ndërsa tani ‘heqja për qershor’. Kjo çështje prej katër muajsh, është vetëm projekt i tyre për bllokim dhe gjetjen e një rruge të re. Dëshiroj që ta mbajnë fjalën e dhënë më parë dhe që më së voni në tetor ta përfundojnë këtë çështje. Nëse mbaron tani, themi ‘qoftë me fat’”.

Ndërsa në lidhje me sulmet e kryera nga organizata terroriste Erdogan u shpreh: “Çdo fjalë e ka një çmim. Ne që kur kemi dhënë fjalën që këto territore do të jenë trojet tona, atdheu ynë ne po e paguajmë këtë çmim pa ndërprerje. Ata që flasin për ndarje, nëse këtë e thonë në kuptimin e shtyrjes së tyre personale në një vend tjetër le të urdhërojnë, mund të ikin atje ku dëshirojnë”.

Presidenti i Turqisë në lidhje me premtimet e BE-së për refugjatët ka theksuar: “A kujdeset ky popull për 3 milionë refugjatë apo jo? Çfarë thanë: ‘Ne do t’u japim juve 3 miliardë euro në vit‘. Po mirë a i kanë dhënë deri tani këto para? Jo. Ende driblojnë në fushë me top. Mos na jepni adresa të kota duke shëtitur se do të vijnë nga këtu e nga atje. Drejtuesit e tyre vijnë këtu e shëtisin kampet tona, dhe në anën tjetër na thonë ‘na dërgoni projekte‘. Çfarë projektesh, po talleni me ne? Aktualisht ndodhen 25 kampe. Këto kampe ju i shikoni. Nuk bëhet fjalë për projekte. Ne i kemi vënë në zbatim”.

“Pajisjet e fuqishme që posedojmë, duke i mbështetur me një software të përshtatshëm, duhet të gjejmë rrugën për të rritur shumëfishuar rendimentin tonë. Ndaj çështjes së kushtetueses së re dhe të sistemit presidencial duhet të qasemi në këtë mënyrë. Askush nuk ka të drejtë që ta sjellë Turqinë si një vend i luanëve të dënuar me një dietë vegjetariane”, u shpreh Erdogan.

Ai ka pohuar gjithashtu se në ekonomi deri tani Turqia nuk është ballafaquar me krizë.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies