Fillimi PolitikëDialogu Prishtinë-Beograd fillon më 12 korrik në Bruksel

Dialogu Prishtinë-Beograd fillon më 12 korrik në Bruksel

nga Shekulli Agency

Komisioni i Bashkimit Evropian (BE) njoftoi se takimi i parë pas një kohe të gjatë i Procesit të Dialogut Prishtinë-Kosovë që parasheh normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, do të mbahet më 12 korrik.

Zëdhënësi i Komisionit të BE-së, Peter Stano, në konferencën ditore për media, njoftoi se kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç më 12 korrik do të takohen në Bruksel në mikpritjen e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Marrëdhënie me Jashtë dhe Politika të Sigurisë, Josep Borrell.

Ai rikujtoi se dialogu nuk mbahet që nga nëntor i vitit 2018, duke theksuar se në mbledhje do të marrë pjesë edhe Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun Prishtinë-Beograd, Mirosllav Lajçak, ku do të trajtohen marrëdhëniet bilaterale si dhe zhvillimet rajonale në Ballkanin Perëndimor.

Më 19 prill 2013, kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe homologu i tij serb Ivica Daçiç, në Bruksel nënshkruan Marrëveshjen për Normalizimin e Marrëdhënieve mes dy vendeve, e cila nga komuniteti ndërkombëtar ishte përshkruar si “historike”.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies