
Shkruan: Refik HASANI
Shqiptarët në Serbi (Preshevë, Bujanoc, Medvegjë), vazhdojnë të përballen me diskriminim në të gjitha fushat, deri te përdorimi i simboleve kombëtare shqiptare, si pasojë e mbajtjes në fuqi të ligjit diskriminues serb ndaj komunave shqiptare në këtë shtet.
Përdorimi i simboleve kombëtare të shqiptarëve në Republikën e Serbisë, është e drejtë e garantuar kushtetuese, por e pa rregulluar me ligj. Moslejimi i përdorimit të simboleve kombëtare, është cenim dhe shkelje flagrante e të drejtave elementare individuale dhe kolektive të shqiptarëve në Serbi, edhe pse në këtë krahinë shqiptare më datën 1 e 2 mars 1992 është mbajtur referendum, ndërsa në vitin 2001 ka ndodhur lufta e armatosur mes UÇPBM-së dhe forcave ushtarake e policore serbe me qëllim të përcaktimit të statusit politik të Shqiptarëve të Preshevës, Bujanoci e Medvegjës.
Nga kjo krahinë shqiptare e mbetur padrejtësisht nën administrimin e Serbisë, shqiptarët, për shkak të përpjekjeve që t’i realizojnë të drejtat e tyre të mohuara, përfundojnë nëpër gjykatat serbe me akuza diskriminuese. Shqiptarët e diskriminuar, përfaqësohen pak ose fare në institucionet lokale e qendrore të republikës, si për shembull: në zinxhirin komandues të Policisë, Gjykata, Prokurori, Shëndetësi, Administratë tatimore, informim, investime, zhvillim ekonomik, arsimor, kulturor, etj.
Diskriminim i rëndë si formë e spastrimit etnik është pasivizomi i adresave të shqiptarëve. Në këtë krahinë shqiptare, nuk lejohen vendosja e bustit të Skënderbeut, Lapidari i UÇPBM-së.
Mungon një Institut për ruajtjen e trashëgimisë kulturore-historike të shqiptarëve. Presheva, Bujani dhe Me vegja, gjithnjë mbetet rajoni më i mbrapambetur në Serbi.
Mbi të gjitha, kjo krahinë nuk e ka të zgjidhur statusin politik, pengesë e të gjitha zhvillimeve.