Fillimi Opinion/AnalizaHasan Prishtina, Xhafer Deva, Adem Jashari dhe Albin Kurti janë personalitetet më të shquara të nacionalizmit shqiptar

Hasan Prishtina, Xhafer Deva, Adem Jashari dhe Albin Kurti janë personalitetet më të shquara të nacionalizmit shqiptar

nga Shekulli Agency

Nga Skënder Sadri KAPITI

E DI SE SHUMICA E MEDIAVE DHE GAZETAVE NUK DO E BOTOJNË KËTË SHKRIM , SEPSE ATO JANË TË INFEKTUARA RËNDË NGA KORRUPSIONI DHE TË INDOKTRINUARA AKOMA POLITIKISHT; JANË SHUMICA MEDIA MERCENARE QË PROVOJNË EDHE AGJENDA TË HUAJA ANTISHQIPTARE.

Mediat dhe pronarët e gazetave nuk botojnë shkrime të tilla nëqoftëse ato shkrime poqese se kanë qoftë edhe një rrjesht të vetëm kritik ngaj atyre politikanëve që ata për intersa personale i mbajnë si idhuj.

Historia e Shqipërisë duhet rishkruar ashtu sic është e vërteta, dhe jo ashtu sic e kanë shkruar politika, akademia dhe historianët sllave, serbo- ruso-bullgarë.Historia e Shqipërisë duhet të fshijë e të pastrohet nga serbo-sllavofilizmi. Nuk mund të jenë heronj të Shqipërisë ata shqiptarë që janë dhe nderohen edhe në Serbi. Kam zgjedhur në këtë shkrim të shkurtër  Hasan Prishtinën , Xhafer Devën , Adem Jasharin dhe Albin Kurin si personalitetet më të shquara nacionaliste shqiptare, sepse nuk mund të jenë as Ahmet Zogu që erdhi në pushtet me ndihnën e  armikut, vrastarit  dhe genocidistit ,të kryeministrit të Serbisë   Nikolla Pashiq.

Nuk mund të jetë hero dhe patriot Enver Hoxha  i bashkim vëllazërimit me jugosllavët, nuk mund të jetë Enver Hoxha i cili ndihmoi dhe përkrahu gjenocidin e brigadave partizane jugosllave kundër shqiptarëve të Kosovës dhe të trojeve shqiptare në ish Jugosllavi, ku do ishte i mjaftueshëm vetëm fakti i pjesmarrjes së partizanëve shqiptarë në masakrën cnjerëzore të Tivarit, ku u pushkatuan, u therën dhe u zhdukën 4500 shqiptarë.Dhe aq e tej akoma nuk mund të jetë patriot një njeri si Enve Hoxha që ushtroi gjenocid mbi shqiptarët e Shqipërisë me revolucinine luftës së klasave.

Nuk mund të jenë patriotë as ata që e sunduan dhe vazhdojnë që t’a sundojnë akoma edhe sot tranzicionin në Shqipëri; nuk mund të jetë patriot e Kosovëdashës as Berisha ai i cili  shkeli embagon e naftës ndaj Serbisë dhe as ai i cili  nuk e mbështeti Rugovën  për Republikën e Kosovës,  dhe ai i  cili ishte dakord për një autonomi kulturore për Kosovën dhe për një Pavarësi të kushtëzuar të saj.

 Por nuk mund të jetë patriot as Edi Rama i cili akoma nuk e njeh gjenocidin serb mbi shqiptarët e Kosovës, dhe nuk ka lejuar në parlament miratimin e një rezolute që dënon gjenocidin serb. Nuk mund të jetë Edi Rama patriot kur ai nuk mbështet Kosovën por thote se edhe ka ideuar platforma dhe ide që e rikthejnë Kosovën në gjendjen  e statusit të një krahinë të Serbisë, për ndarjen e Kosovës dhe për Open Ballkanin.Nëse Historia e Shqipërisë nuk ndreqet e nuk rishkruhet me vërtetësi ,atëhere Kosovës i duhet të shkruajë  një histori tjetër ndryshe nga historia e Shqipërisë e shkruar me anshmëri dhe thellësisht sipas intersave ideologjike,politike, personale dhe partizane.

Ky realitet historik dhe këto personalitete të larta kombëtare shqiptare nuk u pëlqejnë jo vetëm Serbisë por as serbofilëve , spiunëve të Serbisë;nuk u pëlqen islamofobëve të cilët e përdorin islamofobinë si maskë serbofilizmi  të cilët i shërbejnë qëllimit të Serbisë për t’a lënë pa histori Kosovën , sepse pa kontributin vendimtar të shqiptarëve muslimanë të Kosovës nuk do kishte mbijetuar dhe as nuk do kishim sot as shtetin e Kosovës. Nuk u pëlqen pseudoakademikëve mercenarë dhe as mediave  që i kanë shërbyer dhe që e kanë  trashëgimi tradhëtinë kombëtare.Këta nuk është nevoja që të formojnë ndonjë farë lëvizje kundër shumicës së shqiptarëve muslimanë, por mund të shkojnë dhe t’i bashkangjiten hapur Listës serbe, që është një parti e Beogradit në Kosovë.

Hasan Prishtina , strategu, komandanti , diplomati dhe udhëheqësi i kryengritjeve të Kosovës që cuan në Pavarësinë e Shqipërisë nga  Perandoria Osmane, luftëtari pamposhtur dhe  i palodhur për clirmin e Kosovës dhe të Bashkimit të saj me Shqipërinë; ai i cili shkriu dhe dha gjithcka për cështjen kombëtare shqiptare gjatë gjithë jetës së tij.

Xhafer DEVA, smbol i nacionalizmit shqiptar, armik i kolonizatorit dhe barbarit serb , armik i  komunizmit jugosllav dhe atij shqiptar, i kësaj fatkeqësie e tragjedie të jashtëzakonshme kombëtare;armik i komunizmit i cili u shkaktoi aq tragjedi shqiptarëve si asnjë kombi tjetër europian.Ai ia kushtoi gjithë veprimtarinë e tij Bashkimit Kombëtar.Edhe sot vazhdon herezia dhe të quhesh heretik nga enveristët e Shqipërisë dhe nga enveristët e titistët e Kosovës nëse thuhet ndonjë fjalë e mirë për Xhafer Devën ashtu sikurse bën e vepron akoma edhe sot Serbia.Xhafer Deva erdhi në Shqipëri për të luftuar murtajën komuniste , emisarët jugosllavë Popoviq e Mugosha të cilët formuan partinë Kominste antishqiptare të Shqipërisë, por mjerisht në Shqipëri jo vetëm Partia Socialiste por edhe të gjitha partitë pseudo të djathta nuk e kanë vlerësuar asnjëra nacionalistin e madh Xhafer DEVA.

Adem Jashari dhe gjithë familja dhe  të afërmit e tij, janë shëmbulli më i lartë në rang botëror për sakrificë për lirinë kombëtare, për bashkimin kombëtar; vepra e tij bëri zgjimin e madh dhe frymëzoi popullin dhe Luftën heroike të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës për liri e Bashkim Kombëtar.Vepra e Jasharajve  është themeli i lirisë dhe i pavarësisë së Kosovës, është Heroi Kombëtar i Kosovës që përballoi dhe sfidoi ushtrinë më të fuqishme në rajon dhe ndër më të fuqishmet në Europë, shëmbull i pakrahasueshë guximi e patriotizmi.

Albin Kurti, është kryeministri më i mirë shqiptar gjatë gjithë historisë shtetërore të dy shteteve shqiptare; është politikani dhe diplomati më i ndershëm , më seriozi dhe më i pakorruptuar shqiptar i cili për interesa personale nuk bën pazare, nuk fal dhe nuk lëshon asnjë fije pe në dëm të interesit kombëtar, gjë të cilën nuk e kanë pasur këtë karakter asnjë paraardhës i tij. Politika, ideologjia, deviza, diplomacia dhe inteligjenca e Kurtit punojnë dhe janë në shërbim të kombit, të shqiptarizmit dhe të demokracisë. Politikani i cili ka sfiduar për herë të parë strategjinë, diplomacinë, kishën dhe akademinë antishqiptare të sllavoserbisë.Këta të 4-t, pra  Hasan Prishtina, Xhafer Deva, Adem Jashari dhe Albin Kurt, këta konsiderohen armiqt më të mëdhenj prej serbëve dhe Serbisë, dhe nuk janë amiq të Serbisë  ata  të cilët kanë emra rrugësh në Beograd dhe që janë shpallur heronj, shenjtore dhe dekoruar  nga Serbia.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies