Kalın, në shkrimin me titull “Refuzimi i terrorizmit të DAESH dhe PKK” që ka vlerësuar në gazetën “Daily Sabah” është shprehur se “Turqia nuk mund të sigurojë e vetme paqen në luftën kundër DAESH dhe PKK.
Zëvendës sekretari i Përgjithshëm dhe zëdhënësi i Presidencës İbrahim Kalın ka thënë se Partia HDP deri tani nuk ka ndjekur një politikë të pavarur nga PKK. Ai ka vlerësuar se “HDP për këtë arsye nuk ka mundur të dënojë sulmet e PKK dhe nuk ka mundur të bëjë thirrje për lënien e armëve. Dhe kjo të çon vetëm në fund të legjitimitetit të HDP. E ardhmja e procesit të zgjidhjes, është e lidhur me lënien e armëve nga PKK. Asnjë Demokraci nuk pranon bisedimet e paqes derisa sulmet terroriste janë në vazhdim”
Kalın, në shkrimin me titull “Refuzimi i terrorizmit të DAESH dhe PKK” që ka vlerësuar në gazetën “Daily Sabah” është shprehur se “Turqia nuk mund të sigurojë e vetme paqen në luftën kundër DAESH dhe PKK. Ka nevojë edhe për mbështetjen e komuniteti ndërkombëtarë”.
Kalin duke theksuar se Turqia në lidhje me luftën e ndërmarrë kundër edhe DEASH edhe PKK ka çuar në një debat i cili zbulon hapur kuptimet e reja të standarteve të dyfishta ka shkruar: “Që nga fillimi i sulmeve e deri tani kundër objektivave të DEASH në Siri dhe të PKK në Irak e në lindje të Turqisë në rendin e ditës kanë ardhur dy debate njëra në lidhje me DAESH ndërsa në anën tjetër ajo në lidhje me PKK. Ka një mbështetje të fortë të Turqisë në vendimin për hapjen e bazës ajrore incirlik ndaj forcave të koalicionit në luftën kundër DAESH. Turiqa që para se të ndërmerrte këtë opreacion ka ndërmarrë një sërë operacionesh kundër objektivave të DAESH dhe kishte nisur arrestimet ndaj anëtarëve të dyshuar të DAESH brenda kufijve”.
Kalin duke rikujtuar se Turqia është pjesë e koaliconit ndërkombëtarë kundër DAESH ka thënë se “Turqia që në tetor të vitit 2013 është përfshirë DAESH në listën e terrorizmit. Liderët politikanë dhe zyrtarë të administratës publike shumë herë kanë dhënë deklarata ku kanë dënuar ideologjinë e degjeneruar dhe aktet barbare të DAESH”.
“Në shtatë muajt e fundit janë ndaluar mbi 500 persona të dyshuar për lidhje me DAESH, ku afërsisht 100 prej tyre janë arrestuar. Krahas këtyre mbi 1 mijë e 600 të huaj u deportuan ndërsa për 15 mijë të tjerë u vendos ndalimi i hyrjes së tyre në Turqi. Vetëm në 2 javët e fundit janë ndaluar qindra persona të dyshuar për lidhje me DAESH. Për këtë arsye pretendimet se Turqia nuk ka luftuar kundër DAESH nuk reflektojnë të vërtetën. Bashkë me këtë disa e kanë shpallur turqinë si (kokë turku) në rritjen dhe përhapjen e DAESH-it në rajon, ndërsa prania e organizatës në Levant dhe përtej tij është shkaktuar nga mos ofrimi i sigurisë në Irak dhe nga lufta në Siri. Po të ishte ndjekur një politikë dhe të ksihte një strukturë të sigurisë ndryshe në Irak dhe po të largohej nga pushteti regjimi i pamëshirshëm i Asadit sot me shumë mundësi nuk do të duhej që ne të diskutonim rreth DAESH” shkruan Kalın.
Kalın, duke tërhequr vëmendjen se parandalimi i vajtjes së luftëtarëve të huaj në Siri nuk është vetëm çështje e Turqisë ai ka theksuar :
“Kjo është një përgjegjësi e përbashkët e komuniteti ndërkombëtarë. Turqia po merret me rezultatet e luftës të pa-mëshirshme dhe të përgjakshme në Siri pranë kufirit prej 911 km dhe por përballon peshën e 1.7 milionë refugjatëve Sirianë por e vetmja pyetje që të vjen në mendje është ajo se çfarë kanë bërë për të parandaluar potencialin e terroristëve para se ata të mbërrijnë në Turqi, Jordani, Liban ose në Irak. Në të njëjtën kohë duhet të pyetet se pse një i ri i rritur në Europë merr pjesë në një organizatë terroriste si DAESH. Është një kuriozitet gjithashtu se çfarë kanë bërë vendet Europianë për të parandaluar këtë radikalizëm të çmendur. si mund të pritet që Turqia të përcaktojë dhe të parandalojë terroristët e mundshëm të cilët mbajnë pashaportë të vendeve Europiane pa patur bashkëpunimin e shërbimeve inteligjente të vendeve? nuk mund të zgjidhet problemi duke fajësuar Turqinë verbërisht”.
– Turqia, Iraku dhe PKK
Kalın duke vënë në dukje se gjenden reagime të ndryshme në lidhje me operacionet e turqisë kundër PKK ai tha se “Disa politikanë kanë pretenduar se me preteksin se po lufton DAESH nuk duhet të jenë objektiv bazat dhe kampet e PKK-së. Disa opinionistë dhe gazetarë kanë vajtur edhe më tej duke hedhur një pretendim të shëmtuar se Turqia ka marrë si objektiv “kurdët”.
İbrahim Kalın, duke theksuar se këto pretendime janë të gabuara nga pikëpamje të nryshme ai ka rikujtuar se “Turqia fillimisht është duke u mbrojtur nga PKK dhe grupet lidhur me të. Kjo pikë është miratuar në takimin urgjent të NATOS të mbajtur me 28 korrik. Në deklaratën e NATO-s theksohet se “Dënojmë ashpër sulmet terroriste ndaj Turqisë…Terrorizmi kërcënon drejtë-përdrejtë sigurinë, stabilitetin ndërkombëtarë dhe mirëqënien e vendeve të NATO-s…çdo formë dhe trajtë e terrorizmit nuk mund të pranohet dhe nuk mund të gjendet e drejtë”.
Kalın duke theksuar më tej se Presidenti Recep Tayyip Erdoğan dhe Kryeministri Ahmet Davutoğlu në telefonatat diplomatike me liderët e SHBA, Rusisë, Francës, Britaninë, Gjermanisë, Arabia Saudite, Irakut, Katarit dhe Jordanisë ka marrë mbështetjen e fuqishme të komuniteti ndërkombëtarë që Turqia të Mbrojë veten e saj kundër PKK ai ka rikujtuar se të gjithë liderët kanë theksuar se PKK është një organizatë terroriste dhe se lufta kundër DAESH në Siri nuk do të jetë një preteks për të mbuluar veprimet e kësaj organizate.
Zëdhënësi Kalın, ka theksuar gjithashtu se janë gënjeshtra me kuptimin e plotë pretendimet se Turqia ka objektiv kurdët dhe se këto nuk janë asgjë tjetër përveçse fushata të shpifjeve të ndërmarra nga PKK dhe organet publikuese lidhur me të. Kalın, ka vlerësuar se “ajo që është më shqetësuese është se për tëë vënë në pikëpyetje legjitimitetin e luftës kundër PKK tëë Turqisë po bëhet të duket se mediat kryesore po mbështesin këto propaganda”.
İbrahim Kalın duke theksuar se Turiqia nuk ka si objektiv popullin kurd, por se ka shpërndarë kampet trajnuese dhe depot e armatimit të PKK-së në Irak dhe Turqi ai ka shprehur :
“Lideri i Qeverisë Rajonale Kurde të Irakut Mesut Barzani ka konfirmuar situatën në fjaë duke shprehur se Turqia është duke iu kundëpërgjigjur sulmeve të PKK brenda vendit. Barzani gjithashtu ka bërë thirrje për ti dhënë fund sulmeve ndaj PKK dhe për largimin nga Iraku i Veriut. Nëse vendosim në një anë propogandat e PKK, është një e vërtetë se në 10 vitet e fundit Turqia ka hapur një faqe të re me popullin kurd, ka kryer reforma të pa numërta, ka kryer miliarda investime në rajonin kurd dhe i ka bërë kurdët individë të barabartë dhe të lirë në vend. Gjithashtu Turqia me kurdët e Irakut ka zhvilluar marrëdhëniet politike, ekonomike dhe kulturore gjithëpërfshirëse. Madje edhe më tej kur në perëndim askush nuk fliste për problemet e kurdëve të Sirisë me regjimin e Asadit ai që e ka shprehu shumë kohë më parë këtë ka qenë Presidenti Erdogan”.
Propaganduesit që kanë paraqitur PKK-në si ‘Pëllumbi i paqes’ kanë mbyllur sytë kundër këtyre të vërtetave. E vërteta është kjo që PKK nuk është populli kurd, dhe anasjelltas. Procesi i paqes i presidentit Erdoga që nga 2005 e këtej nuk synon që të mbulojë PKK-në apo ta tregojë atë të pa-fajshme, por synon që ti jipet fund luftës së armatosur. Hapi më kritik në procesin e paqes është lënie e armëve nga PKK. Por KCK dhe PKK për të mos kryer këtë vazhdojnë të shpikin justifikime, ku duke patur mbi 300 sulme terroriste që nga zgjedhjet e 7 qershorit e deri tani dhe se është çmenduri që të fajësohet qeveria turke në një mënyrë të tillë. Që nga marsi 2013 e deri tani kur lideri i PKK Abdullah Öcalan që ndodhet në burg bëri thirrje për lënien e armëve, i vetëquajturi Komiteti i Unioneve të Kurdistanit (KCK) ka bërë deklarata të panumërta duke refuzuar procesin e lënies së armëve dhe përkundrazi ka bërë thirrje për më shumë dhunë dhe sulme në rrugë. Më e rëndësishmja këtyre është ajo e 6-8 tetorit ku në konfliktet e rrugës të kryera me thirrjen e bashkë kryetari i HDP Selahattin Demirtaş humbën jetën afërsisht 50 civilë”.
Kalın, duke theksuar gjithashtu se mbrojtja e dyfishtë e Turqisë kundër DAESH dhe PKK është e drejtë dhe legjitime ka thënë se ata që janë kundër të çdo llojit të terrorizmi pa standarte të dyfishta duhet të mbështesin Turqinë. İbrahim Kalın, më tej është shprehur mendimin e tij se krahas atyre që duan paqe, stabilitet dhe mirëqënie në këtë rajon kjo është edhe në interes të Turqisë, fqinjëve dhe aleatëve të saj”.
